Për shtypin

Dita Ndërkombëtare Kundër DRM-së: kundërvihuni teknologjive të cunguara me dashje

më:

Këtë të premte, 23 Maj 2013, FSFE-ja po i bashkohet fushatës së 8-të Ndërkombëtare "Dita kundër DRM-s" në thirrjen për t’i dhënë fund Administrimit Dixhital të Kufizimeve - Digital Restrictions Management (DRM). Beteja kundër DRM-s ka fituar forcë javët e fundit. Aktivistë të Lirisë janë bërë kundër DRM-së në HTML5, duke e vënë theksin te efektet e dëmshme mbi risitë dhe lirinë e përdoruesve të kësaj teknologjie. Ditën e sotme Kundër DRM-së, organizmi ynë simotër, Free Software Foundation, do t’i paraqesë në Boston Konsorciumit World Wide Web (W3C)paraqesë nënshkrimet e peticionit që i kundërvihet DRM-së brenda HTML5-s.

Keni ende pak orë kohë për t’u hedhur në veprim: bashkojuni FSFE-së, FSF-së dhe 25 organizmave të tjerë në mbrojtje të lirisë dixhitale, duke nënshkruar peticionin kundër DRM-së brenda HTML5-s.

Me pranimin e sendërtimit të DRM-së brenda HTML5-s, W3C do të dëmtonte ndërveprueshmërinë dhe do t’i hapte rrugën sendërtimit të teknologjive kufizuese drejt e në zemër të internetit.

Prodhuesit e pajisjeve dhe korporatat zotëruese të të drejtave të kopjimit prej kohësh i kanë infektuar masivisht produktet e tyre me DRM armiqësore ndaj përdoruesve. Tablete, telefona celularë dhe minikompjuterë të tjerë shiten me mjaft kufizime të trupëzuara, kufizime që cungojnë lirinë e përdoruesit. Propozimi që W3C ka përpara, e shpie edhe më tej krejt këtë.

DRM-ja krijon mallra të dëmtuar që përdoruesit nuk mund t’i kontrollojnë ose përdorin lirisht. Ajo u kërkon përdoruesve të heqin dorë nga kontrolli i kompjuterëve të tyre dhe kufizon aftësinë për përdorim të të dhënave dhe mediave dixhitale. Kundërvihuni: përdorni Ditën e sotme Kundër DRM-së që të përhapni lajmin dhe që zëri juaj të dëgjohet!