Për shtypin

FSFE-ja kundërshton pretendimet për 'politika rrënuese çmimesh' në Software-in e Lirë

më:

Në një dokument antitrust të kohëve të fundit parashtruar Komisionit Europian, një koalicion i udhëhequr nga Microsoft-i pretendohet gënjeshtërt se shpërndarja falas e Software-it të Lirë dëmton konkurrencën. FSFE-ja i ka shkruar një letër autoriteteve të konkurrencës në Komisionin Europian për ta hedhur poshtë këtë pretendim, dhe e bën të qartë që Software-i i Lirë është kritik për një treg TI të hapur, konkurrues.

Në letrën e vet, FSFE-ja e fton Komisionin të shqyrtojë saktë faktet përpara se t'i pranojë këto akuza ashtu siç serviren. "Software-i i Lirë është diçka e bekuar për njerëzimin. E vetmja gjë që për të cilën është i rrezikshëm është modeli i vjetruar, kufizues, i pashpresë i biznesit nga Microsoft-i," thotë Karsten Gerloff, president i FSFE-së.

Koalicioni i ashtuquajtur "FairSearch" në thelb po i kërkon Komisionit Europian të favorizojë një model kufizues biznesi karshi një të tilli liberal. Kjo është saktësisht e kundërta e asaj që do të duhej të bënin rregullatorët e konkurrencës me qëllim që të arrihet një treg i hapur dhe i paanshëm.

"Software-i i Lirë nuk ka të bëjë me çmimin, ka të bëjë me lirinë, garanci kjo e konkurrencës dhe pavarësisë së tregtuesve. Të kërkosh të sakatosh Software-in e Lirë që të lejosh tregtuesit pronësorë të shesin sistemet e tyre të kyçura është thjesht absurde" thotë Carlo Piana, këshilltar i përgjithshëm i FSFE-së. "Kërcënimi më thelbësor ndaj konkurrencës në tregun e pajisjeve celulare sot janë patentat mbi software-in, dhe ne u kemi kërkuar në mënyrë të përsëritur autoriteteve antitrust ta shqyrtojnë këtë problem," shton ai.

FSFE-ja i kërkon Komisionit Europian të hedhë poshtë pretendimet e pabazuara të koalicionit "FairSearch" lidhur me politika rrënuese çmimesh, dhe të mos i bëjë ato pjesë të cilado hapave që vendos në përgjigjen ndaj tyre.