Rreth nesh

Free Software Foundation Europe i është përkushtuar shpënies më tej të Software-it të Lirë dhe punës për lirinë në shoqërinë dixhitale që po vjen.

Pasja e mundësisë për të përdorur software përcakton se cilët mund të marrin pjesë në një shoqëri dixhitale. Liritë për të përdorur, studiuar, ndarë me të tjerët, dhe përmirësuar software-in lejojnë pjesëmarrje të barabartë, dhe janë tejet të rëndësishme.