Say no to locked-down devices that limit our freedom to install apps and switch operating systems. Say yes to device neutrality, which ensures that we control our own hardware! Your device, your choice! Support our demand for the right to install any software on our devices.

News

Fushata #ILOVEFS 2013 - ju faleminderit që kremtoni ditën #ilovefs

më:

Çdo vit, më 14 Shkurt njerëzit kremtojnë ditën dashurinë, marrëdhëniet intime me të tjerët... dhe për të tretin vit radhazi, mrekullitë e Software-it të Lirë. Anembanë botës njerëzit shprehin dashurinë e tyre gjatë ditës "E dua software-in e lirë" . Do të donim t’ju falënderonim për pjesëmarrjen, dhe të ndanim me ju disa thënie të bukura, postime blogjesh dhe mikroblogjesh të shkruara nga frymëzimi prej përkushtimit tonë ndaj Software-it të Lirë. Kur programuesit të lexojnë deklarimet tuaja, pa mëdyshje do të gjejnë energji shtesë për të vazhduar veprën e tyre.

Thënie dhe postime blogjesh

Gergely Nagy shkroi një postim të ëmbël rreth dashurisë së tij për Software-in e Lirë:

"[...] Kurdo që nuk jam në qejf, marr një copë kodi, dhe e përmirësoj, dhe mandej e ndaj me krejt botën. Duke e ditur se ndihmova në funksionimin e botës, se dhashë ndihmesë në një kauzë të dobishme, kauzë që më ka ndihmuar gjatë kohësh të vështira - kjo më bën të them që e dua Software-in e Lirë. Dhe kështu duhet të bëni edhe ju, ngaqë dija është pasuria jonë më e madhe, dhe software-i i lirë ndihmon në ruajtjen dhe përmirësimin e kësaj pasurie tonën. Ledhatojeni, përmirësojeni, duajeni."

Sipas Mirko Boehm-it, Software-i i Lirë e bën botën një vend më të mirë:

"Përfitimet e Software-it të Lirë i kapërcejnë kontribuesit individualë dhe bashkësitë prej që këta formojnë. Katër liritë e formuluara si themele të Software-it të Lirë janë një kumbim i aftësisë për ushtrimin e vullnetit të lirë nga ana e kujtdo, për bashkëpunim lirish në ndihmë të fqinjëve. për të arritur pavarësi nga drejtimet të cilat të tjerë njerëz na i kanë formuluar për ne. Efektet mund të shihen ngado rreth nesh – kur materiale mësimore për shkollat krijohen në bashkëpunim dhe ndahen lirisht me të tjerët, kur të dhënat qeveritare hapen për përmirësimin e transparencës së proceseve politik, kur baza teknike të internetit dhe sistemet operative që xhirojnë teknologji moderne bëhen një e mirë e përbashkët, dhe në shumë vende të tjera. Njerëzit, kur fillojnë e angazhohen në shoqëri, zënë e presin liri të ngjashme edhe gjetkë, si këto me të cilat u mësuan në software. Dhe më tepër pjesëmarrje, është gjithmonë më mirë."

Postime të tjera në blogje

Përshkrim: nga blogu i eal-it: Parlamenti Europian duke kremtuar dhe promovuar Software-in e Lirë – për një Shoqëri të Lirë.
Licencuar sipas CC 3.0 BY-SA

nga blogu i gollo-s: Faleminderit kolegut tim Martin për këtë foto tejet profesionale :-)

Disa nga postimet interesante në identi.ca dhe Twitter për ditën #ilovefs:

Mbulim nga media