"DMA's interoperability is against fundamental rights" claims Apple. The FSFE disagrees. If you also think interoperability is key for software freedom, support us!

Kujdes: Kjo faqe mund të jetë e vjetruar kundrejt tekstin origjinal. Ju lutemi, përdorni këtë faqe që të shihni se si mund të ndihmoni te përkthimet dhe anë të tjera.

Rreth

Përkushtim Ndaj Transparencës

Logo from Transparent Civil Society

Përmes nismës “shoqëri civile transparente”, Transparency International Germany ofron një udhërrëfyes se si të formulohet një përkushtim ndaj transparencës. Kjo faqe trajton informacion të këtij lloji në sajtin tonë.

  1. Emër, vend, adresë, vit themelimi.
  2. Akti i plotë themeltar (PDF), të dhëna mbi synimet konkrete dhe si duam t’i arrijmë ato.
  3. Data dhe hollësi të tjera prej vërtetimit të fundit nga autoritetet financiare se jemi të përjashtuar nga taksat për shkak të statusit si organizëm jofitimprurës në Gjermani. Statusin si ent kontributet për të cilin sjellin reduktim taksash e gëzojmë edhe në Holandë, dhe Zvicër.
  4. Emër dhe funksion për drejtuesit tanë.
  5. Raporte rreth veprimtarish të organizmit gjenden te raportet tanë vjetorë. Veç tyre, lidhur me veprimtarinë tonë raportojmë edhe në lajmet e përgjithshme, buletinet mujore, the proces-verbalet nga asambletë e përgjithshme, si edhe në listat tona të postimeve.
  6. Se sa nëpunës punësojmë dhe se sa punojnë ata, gjendet te faqja jonë mbi ekipin.
  7. Të dhëna se si i shpenzojmë paratë.
  8. Lidhje ligjore me organizma të tjerë: Kemi organizma shok dhe organizma simotër në botë, por nuk jemi të lidhur me ta nga pikëpamja ligjore.
  9. Emrat e njësive ligjore që kanë dhuruar më shumë se 10% të buxhetit tonë vjetor i tregojmë te faqja mbi dhuruesit tanë. Persona që dhurojmë më shumë se 10% të buxhetit tonë vjetor shfaqen me emër vetëm nëse pajtohen me këtë, përndryshe i tregojmë si “dhurim anonim nga persona privatë”.