Jepni Ndihmesë

Përkthime

Free Software Foundation Europe është një organizëm ndërkombëtar. Synimi ynë është të mbërrijmë në sa më shumë njerëz të mundet dhe t’i përfshijmë ata në veprimtaritë tonë për promovimin, ndihmën dhe përkrahjen e lëvizjes së Software-it të Lirë. Për ta arritur këtë, dëshirojmë që tekstet e botuara prej nesh dhe sajti ynë të jenë të përkthyer në shumë gjuhë.

Një pjesë e madhe e përpjekjeve të përkthimit shkojnë për faqet web, veçanërisht për faqe që përditësohen shpesh, f.v., faqja ballore, faqja e lajmeve dhe faqja e veprimtarive. Por për përkthim s’janë vetëm faqet web: Njoftime shtypi, buletine, broshura dhe fletëpalosje dhe tjetër tekst përhapen më shumë me çdo gjuhë shtesë në të cilën janë të gatshme.

Kjo faqe ju jep një përmbledhje të proceseve tuaja të përkthimit. Të dhëna më të hollësishme se si të jepni ndihmesë me përkthimin mund të gjeni te faqja jonë wiki për përkthyesit.

Përparësi

Meqë FSFE-ja është aktive në një sërë vendesh të ndryshme, tekstet shpesh shkruhen në gjuhë të ndryshme. Sidoqoftë, përgjithësisht përdorim Anglishten si pikënisje për shkëmbimin e këtyre teksteve me pjesë të tjera të organizmit dhe për përkthimin më tej. Ndaj, na duhet posaçërisht ndihmë për

Përvoja tregon se përfundimet më të mira në përkthim arrihen kur njerëzit përkthejnë nga gjuha e huaj në gjuhën e nënës. Pasja e një ideje të qartë se çfarë është FSFE-ja dhe rreth koncepteve dhe vlerave tona është një pikënisje e mirë përpara se të fillohet me përkthimin. Për t’ju ndihmuar për fjalë dhe togfjalësha të vështirë, kemi një listë fjalësh në mbi 16 gjuhë në të cilën mund të bazoheni kur hasni terminologji teknike ose kur keni nevojë për rrugë standarde të shprehjes kur flisni në emër të FSFE-së.

Bashkërendim

Përkthimet zakonisht administrohen përmes listës së postimeve për përkthyesit, dhe cilido që dëshiron të japë ndihmesë mund të pajtohet te kjo listë. Lista është gjithashtu një vend për të kërkuar ndihmë në raste mëdyshjesh, ose për bashkëveprim me përkthyes të tjerë në projekte më të mëdha. Meqë kemi tashmë material në mbi 30 gjuhë, gjasat janë që të gjeni gjithnjë dikë të gatshëm t’ju ndihmojë.

Tekstet për përkthim apo redaktim dërgohen te kjo listë tok me përmendjen e gjuhëve të synuara. Cilido që fillon një përkthim dërgon te lista një përgjigje, për të shmangur përsëdytje të punës. Përkthimet e përfunduara i dërgohen gjithashtu listës, për t’u lejuar të tjerëve të redaktojnë përkthimin dhe të propozojnë përmirësime të mundshme. Si tekstet origjinale, ashtu edhe përkthimet zakonisht dërgohen si bashkëngjitje kartelash teksti të thjeshtë, për të reduktuar kështu përpjekjet për kopjim dhe ngjitje tekstesh gjetiu.

Idealja do të ishte që ekipi i përkthimit për një gjuhë të caktuar të kishte disa anëtarë që bazohen dhe përkrahin njëri-tjetrin, që përkthimet në një gjuhë të mos varen nga një person i vetëm.

Kontributi juaj sjell një ndryshim!

Mjaft nga përkthyesit tanë janë tashmë aktivë në të tjera projekte Software-i të Lirë, përtej FSFE-së. Ndihma në përpjekjet e përkthimit te FSFE-ja e forcon bashkësinë e Software-it të Lirë dhe u jep njerëzve, pavarësisht gjuhës apo kombësisë, një shans për t’u njohur më nga afër me Software-in e Lirë.

Përkthimi dhe redaktimi i teksteve është ndihmesë e vyer në punën e FSFE-së dhe një mundësi e shkëlqyer për të marrë pjesë vetvetiu në veprimtaritë e FSFE-së pa detyrime afatgjata.

Lëvizje

Ekipe Përkthimi

Nëse keni nevojë për më tepër informacion lidhur me veprimtarinë tonë të përkthimit dhe nuk ndiheni i lirë në publik, jeni të mirëpritur të lidheni me bashkërenduesit e përkthimit. Informacion rreth ekipeve për gjuhë specifike mund të gjeni te faqja wiki e përkthyesve.

Luca BonissiLuca BonissiZëvendësbashkërendues

Amandine “Cryptie” JambertAmandine “Cryptie” JambertZëvendësbashkërenduese Përkthime në frëngjisht

Andrés DizAndrés DizZëvendësbashkërendues Përkthime në spanjisht

Bonnie MehringBonnie MehringBashkërenduese E punësuar me kohë të pjeshme

André OckersAndré OckersBashkërendues , Zëvendësbashkërendues Holandë