Kujdes: Kjo faqe mund të jetë e vjetruar kundrejt tekstin origjinal. Ju lutemi, përdorni këtë faqe që të shihni se si mund të ndihmoni te përkthimet dhe anë të tjera.

Listë Fjalësh Për Përkthimet

Terma Specialë Dhe Përkthimi i Tyre

Përpiqemi të përdorim përkthime fikse për termat vijues anglisht, për të siguruar njëtrajtësi brenda gjuhës:

AnglishtShqipShënim
associate organisationorganizëm bashkëpunuesPër hollësi, shihni faqen e organizmave bashkëpunues.
chapterseksion(në kuptimin e një njësie ligjore të FSFE-së)
compulsory licensinglicencim i detyrueshëm 
contributorkontribues(në shkallë sponsorizuesi)
coordinatorbashkërendues(bashkërenduesi i një projekti ose i ekipit të FSFE-së për një vend)
copyrighttë drejta kopjimipërkthyer shpesh edhe si "të drejta autori"
deputy coordinatorzv.bashkërendues(zëvendës i bashkërenduesit të një projekti ose i ekipit të FSFE-së për një vend)
Digital Restrictions Management (DRM)Administrim Dixhital i Kufizimeve (DRM) 
Directorate-General (DG)Drejtori e Përgjithshme(degët administrative të Komisionit Europian)
editor (your editor)redaktori (redaktori juaj)Term me të cilin redaktori/autori i buletinit nënkupton vetveten
Edu-Team // Education TeamEkipi i ArsimitSoftware-i i Lirë në Arsim
Executive DirectorDrejtori i PërgjithshëmShihni dokumentin themeltar për hollësi.
European CommissionKomisioni Europian 
European CouncilKëshilli i Europës 
European CourtGjykata Europiane 
European Patent OfficeZyra Europiane e Patentave 
executive committeekomitet ekzekutivPër hollësi, shihni gjedhen për seksionet.
extended executive committeekomitet i zgjeruar ekzekutivPër hollësi, shihni gjedhen për seksionet.
feepagesëE përdorur shpesh kur flitet për standarde ose patenta. Fjala përkthehet në mënyra të ndryshme, në varësi të kontekstit, në gjuhë të ndryshme.
FellowAnëtar Shok 
FellowshipAnëtarësi Shok 
Free SoftwareSoftware i Lirë 
Free Software communityBashkësi e Software-it të Lirë 
Freedom PartyMbrëmje LirieMbrëmje për simpatizantë të Software-it të Lirë.
FSFE / FSF Europe / Free Software Foundation EuropeFSFE / FSF Europe / Free Software Foundation Europe"FSF Europe" nuk përdoret më. Në varësi nga konteksti, përdorim "FSFE" ose "Free Software Foundation Europe"
General Assembly (GA)Asambleja e PërgjithshmeOrgani më i lartë në FSFE.
GNU ProjectProjekti GNU 
hubqendra(në kuptimin e njësisë ligjore qendrore të FSFE-së, e kundërta e seksioneve)
"intellectual property""pronë intelektuale"vendoseni gjithnjë në thonjëza!
Legal Affairs Committee / committee on legal affairsKomiteti i Çështjeve Ligjore / komiteti mbi çështjet ligjore 
mailing listlistë postimesh 
non-profitjofitimprurës 
PDF readerlexues PDF-shSoftware për të parë kartela pdf
President of the FSFEPresidenti i FSFE-së 
sister organisationorganizëm motër 
smart cardkartë e mençur(karta e Anëtarësisë Shok) Ju lutemi, shmangni përdorimin e termit "crypto card", për arsye çështjesh shenjash tregtare!
software patentpatentë software-i 
supporterpërkrahësperson që regjistrohet si përkrahës i veprimtarive të FSFE-së (nuk hyjnë paratë në mes)
trademarkshenjë tregtare 
UN World Summit on Information SocietySamiti Botëror i OKB-së mbi Shoqërinë e Informacionit 
volunteervullnetar(person që punon për FSFE-në në kohën e lirë)

Tekste Standard

Për Free Software Foundation Europe-ën

Poshtëshënim Njoftimesh Për Shtypin

      Mbi FSFE-në

      Free Software Foundation Europe është një organizëm jofitimprurës
      që fuqizon përdoruesit të kontrollojnë teknologjinë. Software-i
      prek thellësisht krejt aspektet e jetës sonë. Është e rëndësishme
      që kjo teknologji të na fuqizojë, jo të na kufizojë. Software-i
      i Lirë i jep kujtdo të drejtën të përdorë, kuptojë, përshtatë dhe
      ndajë software-in me të tjerët. Këto të drejta janë përkrahje për
      të tjera liri themelore, të tilla si ajo e fjalës, shtypit dhe
      privatësisë.

      Ndihmon individë dhe organizma të kuptojnë se si kontribuon Software-i
      i Lirë për liri, transparencë, dhe vetëvendosje. Ajo zgjeron liritë
      e përdoruesve duke hequr pengesa ndaj adoptimit të Software-it të Lirë.
      Nxit njerëzit të përdorin dhe zhvillojnë Software-in e Lirë, dhe ofron
      burime për t’i lejuar kujtdo të promovojë më tej Software-in e Lirë në
      Europë.

      https://fsfe.org/
    

Poshtëshënim Buletinesh

      Te https://fsfe.org/news/newsletter.sq.html mund
      të gjeni një listë të krejt buletineve të FSFE-së      
    

Rresht Nënshkrimi Email-esh Për Shumë Nga Anëtarët Shok

      Bëhuni Anëtar Shok dhe mbroni Lirinë tuaj!     (https://my.fsfe.org/donate)
    

Për Grupin e Punës Mbi Lirinë

Poshtëshënim Njoftimesh Për Shtypin

      Rreth Grupit të Punës Mbi Lirinë

      Grupi i Punës Mbi Lirinë është një veprimtari e zhvilluar nga 
      Free Software Foundation Europe për të ndihmuar njerëzit të
      kuptojnë licencimin e Software-it të Lirë dhe mundësitë që ai
      paraqet. Ofrojmë shërbime edukative, ndihmë me infrastrukturë 
      për veprimtari më të mëdha dhe administrojmë çështjet ligjore
      të FSFE-së. Synimet tona janë ndarja me të tjerët e dijeve mbi
      aspektet ligjore të Software-it të Lirë, mbrojtja e interesave
      të projekteve të Software-it të Lirë, lidhja mes tyre e ekspertëve
      të kësaj fushe dhe ndihma për grupe të tjera që të arrijnë qëllime
      të ngjashme. Kemi besim në dialogun pozitiv, konstruktiv dhe 
      përpiqemi gjatë gjithë kohës të përkrahim vazhdimësinë afatgjatë 
      të Software-it të Lirë.