We are intervening in the Apple vs.EC litigation. Become a proud supporter of the FSFE and join us in defending software freedom from monopoly control!

News

Dita e Lirisë së Dokumenteve, nga Brukseli në Taivan: Standardet e Hapura festohen në 30 vende

më:

Në 30 vende anembanë botës, veprimtarët po festojnë Standardet e Hapura gjatë Ditës së sotme të Lirisë së Dokumenteve, një fushatë e përvitshme kushtuar nxitjes së Standardeve të Hapura. Më tepër se 50 grupe po organizojnë veprimtari anembanë botës, nga Brukseli në Nikaragua dhe Nepal.

Standardet e Hapura janë kyçe për të bërë të mundur që sisteme të ndryshme kompjuterike të mundet të punojnë tok, dhe që përdoruesit të mund të përdorin dokumente pavarësisht nga platforma ose pajisja kompjuterike që përdorin. Ato janë themelet e Internetit dhe World Wide Web-it.

"Tregjet për produkte dixhitale të tillë si audiolibrat dhe dokumentet në re janë rritur në mënyrë dramatike. Standardet e Hapura u lejojnë përdoruesve të çlirohen nga bllokimi i mundësive të zgjedhjes prej tregtuesve dhe kontrolli i korporatave," u shpreh Sam Tuke, përgjegjës i fushatës në Free Software Foundation Europe.

Këtë vit fushata përqendrohet në teknologjitë për transmetim videosh dhe audiosh në web. "Gjatë 2012-s përkrahësit pararojë të Standardeve të Hapura paraqitën para mijëra vetësh standarde më të mira" thotë Erik Albers, përgjegjës i bashkësisë. "Këtë radhë, po i inkurajojmë njerëzit të kalojnë tek teknologjitë HTML5".

Fushata u bën thirrje sajteve zëvendësojnë Flash-in me teknologji HTML5 të bazuara në Standarde të Hapura. Veprimtarët po raportojnë faqe web që varen nga Flash-i dhe po dhurojnë për paketa edukative, që përmbajnë edhe një palë syza të errësuara me mesazhin "Lyp Flash Player", si ilustrim të natyrës përjashtuese dhe të papërdorshmërisë së formateve të mbyllur për transmetim mediash nëpër Internet.

Dita e Lirisë së Dokumenteve 2013 ndihmohet nga Free Software Foundation Europe, dhe mbështetur nga Google dhe openSUSE si sponsor të fushatës.