Contribute and be proud of defending Software Freedom from monopolist control! We are intervening in the Apple vs. EC case: Find out more.

News

Deklarim taksash pa software jo të lirë: një kompani Sllovake apelon gjobat

më:

Në një çështje gjyqësore të kompanie Sllovake që ka protestuar kundër detyrimit për të përdorur një software jo të lirë për të deklaruar taksat, një gjykatë ka dështuar të japë një vendim mbi thelbin e çështjes.

Importuesi sllovak i tekstileve EURA Sllovaki, s.r.o. po përballet me një gjobë prej 5600 eurosh sepse nuk pranon të përdorë sistemin operativ Microsoft Windows për të parashtruar raportet e veta elektronike mbi taksat. Që prej majit të 2012-s, EURA po e apelon çështjen në gjykatë.

"Ne besojmë se gjykata dështoi në interpretimin e saktë të ligjit procedural, kur nuk pranoi të deklarojë nëse autoritetet fiskale e kanë drejt apo gabim në imponimin e gjobave", thotë Martin Husovec, një avokat që është në krah të EISi-it.

Gjithsej, autoritetet fiskale Sllovake kanë vendosur njëmbëdhjetë gjoba ndaj kompanisë, e cila e ka bërë deklarimin e taksave në letër. Si edhe në vende të tjera europiane, kompanive Sllovake u kërkohet që raportet e taksave t’i parashtrojnë në rrugë elektronike. Software-i zyrtar për ta bërë këtë funksionon vetëm në platformën jo të lirë Microsoft Windows.Tok me FSFE-në dhe EISi-in, EURA kërkon që shteti të reshtë së detyruari bizneset të përdorin një produkt të dhënë, dhe bën thirrje për një zgjidhje asnjanëse ndaj platformave, të bazuar në Standarde të Hapura.

"Ky lloj trajtimi nuk do t’i duhej toleruar asnjë qeverie. Ne e nxisim këdo që mund të jetë dëmtuar nga kjo lloj praktike të ndjekë shembullin e EURA-s dhe të kërkojë drejtësi në gjykata." u shpreh Karsten Gerloff, president i FSFE-së.

Paraqitje përmbledhëse e çështjes së EURA-s