We are intervening in the Apple vs.EC litigation. Become a proud supporter of the FSFE and join us in defending software freedom from monopoly control!

News

Komisioni Europian u thotë organizmave publike të çlirohen nga kyçjet

më:

Në një njoftim të botuar sot, Komisioni Europian u kërkon organizmave publike të çlirohen nga bllokimi i mundësive të zgjedhjes prej tregtuesve më sistemet e tyre TI. Komisioni dëshiron që organizmat publike të marrin për bazë standardet, dhe jo markat dhe teknologjitë pronësore, kur blejnë software.

Në njoftimin me titull "Kundër kyçjes", Komisioni thekson që organizmat publike shpenzojnë pa qenë nevoja 1.1 miliardë euro në vit ngaqë nuk lejojnë më tepër konkurrencë mes furnizuesve. Komisioni citon studime që pohojnë se 16% e prokurimeve publike kanë referenca emra markash. Sipas Komisionit, kostot e kontratave TI ulen me 9% kur organizmat publike dyfishojnë numrin e kompanive që aplikojnë për këto kontrata.

"Organizmat publike shpërdorojnë më shumë se një miliard euro në vit në sisteme që janë kuti të errëta për ta, duke i penguar kështu kompanitë e Software-it të Lirë të ofrojnë shërbimet e tyre. Lypset që kjo të reshtë," thotë Karsten Gerloff, president i Free Software Foundation Europe. "Bazimi mbi Standardet e Hapura do të nënkuptojë që paratë e taksapaguesve të shpenzohen në mënyrë më të efektshme, dhe në zgjidhje më novatore."

Në një vëzhgim të vitit 2011 të përmendur në njoftim, 50% e organizmave publike deklaronin se atyre u mungon ekspertiza për të vendosur se cilat standarde lypset të kërkojnë. Komisioni synon të përgjigjet duke ofruar udhëzime dhe duke promovuar praktikat më të mira. Thotë gjithashtu se do të përdorë të njëjtin trajtim për të përmirësuar praktikat e veta të prokurimit, të cilat FSFE-ja i ka kritikuar në të kaluarën.

"Presim ta shohim Komisionin Europian të jetë në krye, dhe t’ia hapë sistemet e veta desktop konkurrencës nga furnizues të ndryshëm", thotë Gerloff.

Edhe pse një numër shtetesh europiane anëtare kanë tashmë rregulla progresive mbi prokurime me bazë standardet, këto kanë vlerë vetëm nëse sendërtohen vërtet. FSFE-ja shpreson të përkrahë Komisionin dhe organizmat publike kudo në Europë për kalimin në praktika prokurimi të bazuara në standarde.