We are intervening in the Apple vs.EC litigation. Become a proud supporter of the FSFE and join us in defending software freedom from monopoly control!

News

Tre gjëra për të bërë në Ditën Kur U Kundërpërgjigjëm

më:

Kjo e martë është ditë kur ne i kundërpërgjigjemi survejimit në masë, dhe këtu në FSFE jemi krenarë që jemi pjesë e ndeshjes.

Survejimi në masë është problem tejet i madh. Qeveritë ju spiunojnë, duke dëmtuar kështu vetë indin e demokracisë. Korporatat ju kërkojnë të shisni privatësinë tuaj për shumë pak leverdi, pak a shumë me po atë efekt si në rastin e qeverive.

Survejimi në masë është problem edhe i vështirë për t’u zgjidhur. Në thelb, përpjekjet shkojnë ndesh me një frikë shumë njerëzore nga rreziqe të fshehtë diku në të errët. Na është thënë se survejimi do të na mbrojë prej tyre.

Puna jonë është ta bëjmë këdo të kuptojë që survejimi jo vetëm që nuk na mbron. Ai e përkeqëson gjendjen për këdo, parë kjo shtrirë në kohë. E vështirë, por diku duhet ta fillojmë.

Ndaj ja disa këshilla të përunjura për hapa të vegjël që mund të ndërmerrni për të siguruar një të ardhme demokratike për shoqëritë tona:

  1. Bëjeni shfletimin në web më të sigurt, duke instaluar zgjerimin HTTPS Everywhere në shfletuesin tuaj. Kjo do ta bëjë shumë më të vështirë për përgjuesit të kapin lidhjen tuaj me sajte të cilët hapni, dhe do të ndihmojë në mbrojtjen e të dhënave që dërgoni në ta.
  2. Prodhoni një kyç GPG, dhe filloni ta përdorni për fshehtëzim të dhënash, veçanërisht email-in tuaj. (Për këtë ka ndihmë në web.)
  3. Shkruajini njërin ose disave përfaqësuesve tuaj politikë. Shpjegojuni se jeni vërtet i shqetësuar lidhur me survejimin në masë, dhe kërkojuni të ndihmojnë që t’i jepet fund kësaj praktike. Jini i sjellshëm, shkruajuni shkurt dhe qartë.

E shihni, nuk qe dhe aq e zorshme. Jo vetëm që shtuat pakëz siguri më tepër për veten, ndihmuat të tjerë të përmirësojnë privatësinë e tyre, dhe keni kontribuar për nxitje ndryshimesh politike. Ju faleminderit!

Ja edhe një gjë e katërt që mund të bëni: Përkrahni FSFE-në duke u bërë Anëtar Shok. FSFE-ja i është përkushtuar punës për lirinë në shoqërinë dixhitale. Na duhet ndihma juaj që të sigurojmë zhvillimin e kësaj beteje në vitet e ardhshme.