Become an FSFE supporter today so we reach our long term vision that:

  • Everyone has the right to remove and install any software on any of their devices!
  • All public funding for software is used for Free Software only!
  • All regulatory frameworks encourage the use and development of Free Software.
  • Licensing and legal decisions are based on facts, rather than fear, uncertainty, and doubt.
  • Young people have the opportunity to tinker, experiment and code with Free Software as the default.

Nga 6-11 korrik, 2013, disa mijëra vetë do të mblidhen në Bruksel nga gjithë Europa për të marrë pjesë në Takimin mbi Libre Software-in (RMLL), një nga konferencat më të mëdha në Europë për zhvillues, sipërmarrës teknologjie dhe veprimtarë të shoqërisë civile të fushës së Software-it të Lirë. Më 9 korrik FSFE-ja organizon me disa nga mbrojtësit më të njohur në botë të lirisë dixhitale dhe anëtarë drejtues të Parlamentit Europian debatin Teknologjia, Pushteti dhe Liria mbi çështje dixhitale.

Pjesëmarrës do të jenë Karsten Gerloff (FSFE), Eben Moglen (Columbia University), Judith Sargentini (deputete e grupit të të Gjelbërve/EFA), Christel Schaldemose (deputete e grupit social-demokrat), Richard M Stallman (FSF), Nils Torvalds (deputet i grupit ALDE), Ioannis A. Tsoukalas (deputet i grupit PPE).

Gjuha e diskutimit: Anglisht
Vendi: Université Libre de Bruxelles, Salla K.1.105
Data dhe koha: Të martën, 9 korrik, 11:00-12:20

Përmbledhtas

Teksa ndeshen përditë me një larmi ndryshimesh të sjella nga teknologjia dhe Interneti, ligjbërësit ndeshen shpesh me trysni për të kufizuar potencialin e Internetit në emër të sigurisë. Veprimtarët e sektorit dixhital po sulmojnë censurën, po ndërtojnë rrjetë të shpërndara, dhe po shkruajnë software që u lejon atyre të jenë në kontroll të plotë të kompjuterëve të tyre.

Si mund ta përdorim Software-in e Lirë për të ndërtuar institucione demokratike të forta?
Si mund ta përmirësojmë ndarjen e dijes me të tjerët për hir të përparimit?
A janë shtetasit të zhveshur dhe vetmuar në epokën e "funksionimit të kompjuterave në re"?
Çfarë rregullash na duhen për të siguruar lirinë në një shoqëri dixhitale?