"DMA's interoperability is against fundamental rights" claims Apple. The FSFE disagrees. If you also think interoperability is key for software freedom, support us!

News

Lajme ligjore mbi Software-in e Lirë

më:

Lexoni mbi hedhjen në qarkullim të lejes Mozilla Public License 2.0, padinë e re të Microsoft-it kundër një shoqërie që shet kompjutera e cila po furnizon CD për rikthimin e kompjuterit në punë, kthesën e bërë nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar larg Standardeve të Hapura dhe më tepër.

Hidhet në qarkullim leja Mozilla Public License 2.0

Mozilla njoftoi për hedhjen në qarkullim të lejes Mozilla Public License 2.0. Versioni i ri kujdeset për përputhshmëri me lejet Apache dhe GPL, përmirëson mbrojtjen nga patentat dhe nga ndryshimet e kohëve të fundit në ligjet mbi të drejtat e kopjimit.Shihni artikullin te Slashdot, teksti i MPL 2.0-s;

Comet përballet me aksionin e Microsoft-it

Kompania britanike e shitjeve të artikujve elektrikë dhe kompjuterave Comet Group po përballet me padi nga Microsoft-i ngaqë pretendohet se ka krijuar dhe shitur më shumë se 94000 paketash CD për rikthimin në punë të kompjuterave, për Windows Vista dhe Windows XP, që janë u shitur mandej klientëve që kanë blerë PC me Windows të instaluar. Shihni artikullin te blogu 1709 Blog;

Mbretëria e Bashkuar heq dorë nga politikat e standardeve të hapur

Qeveria britanike hoqi dorë nga politika e vet mbi standardet e hapura pas lobimit nga Microsoft-i, është lënë të kuptohet nga një qarkore e Zyrës së Kabinetit që përfundoi në duart e Computer Weekly-it. Shihni artikullin nga Glyn Moody;

Microsoft-i në prag të blerjes së degës së Nokia-s për telefona të mençur?

Bloguesi dhe analisti i industrisë Eldar Murtazin njoftoi në Twitter se Microsoft-i është duke biseduar për blerjen e degës së Nokia-s për telefona të mençur, pikë e vjetër e dobët e Nokia-s, dhe pretendon se ka të dhëna nga brenda të pazarit.Shihni artikullin te GlobalPost;