Become an FSFE supporter today so we reach our long term vision that:

  • Everyone has the right to remove and install any software on any of their devices!
  • All public funding for software is used for Free Software only!
  • All regulatory frameworks encourage the use and development of Free Software.
  • Licensing and legal decisions are based on facts, rather than fear, uncertainty, and doubt.
  • Young people have the opportunity to tinker, experiment and code with Free Software as the default.

News

Dita e Lirisë së Dokumenteve: Hapet regjistrimi i veprimtarive për 2013-n

më:

Sot hapet regjistrimi i veprimtarive për Ditën e Lirisë së Dokumenteve, 27 mars 2013. Ekipet vendore mund të vendosin hollësitë mbi veprimtaritë te DocumentFreedom.org, dhe t’i vendosin te harta globale e fushatës.

Javën e fundit u dërguan 50 paketa promocionale nëpër hackerspace-e për t’i dhënë fill përgatitjeve për veprimtaritë. Ato përmbajnë afishe, fletëpalosje, ngjitësa, dhe këshilla, përfshi ato se si të kërkohet mbështetje financiare. Të tilla mund të porositen edhe online tani.

"Vitin e kaluar mbrojtësit dhe përkrahësit pararojë të Standardeve të Hapura paraqitën standarde më të mira për mijëra njerëz" u shpreh Sam Tuke, përgjegjës i fushatës. "Ekipet tani kanë në dorë më tepër burime, dhe ide të reja, përfshi kalimin nga teknologjia Adobe Flash te ajo HTML5".

"Gjatë muajve të fundit, tregjet për produkte dixhitale të tillë si audiolibrat dhe dokumentet të ruajtur në re janë shtuar dramatikisht, por pa Standarde të Hapura klientët janë viktima të bllokimit të mundësive të zgjedhjes dhe kontrollit anti-konsumator të tregut nga ana e tregtuesve" thotë Erik Albers, përgjegjës i bashkësisë, Free Software Foundation Europe.

Këtë vit fushata synon të përmbajë më tepër veprimtari, dhe në më tepër vende. Më 2012 grupet e vullnetarëve organizuan 54 veprimtari në 23 vende të ndryshme, përfshi Brukselin, Kolumbinë, dhe Indonezinë.