Become an FSFE supporter today so we reach our long term vision that:

  • Everyone has the right to remove and install any software on any of their devices!
  • All public funding for software is used for Free Software only!
  • All regulatory frameworks encourage the use and development of Free Software.
  • Licensing and legal decisions are based on facts, rather than fear, uncertainty, and doubt.
  • Young people have the opportunity to tinker, experiment and code with Free Software as the default.

News

I thoni W3C-së: Nuk e duam Hollyweb-in. Ndal DRM-së në HTML5

më:

Bashkohuni me thirrjen tonë ndaj World Wide Web Consortium (W3C) dhe organizmave anëtare të tij për të kundërshtuar propozimin për Zgjerime Mediash të Fshehtëzuara (EME). Ky propozim synon trupëzimin e mbulimit të Administrimit Dixhital të Kufizimeve (DRM) brenda HTML-së dhe do të përjashtonte kështu shfletuesit Software i Lirë nga të qenët të përputhshëm me mjaft faqe web.

FSFE-ja, FSF-ja dhe të tjera organizma të njohura për mbrojtjen e lirisë dixhitale kanë përgatitur një letër të përbashkët për konsorciumin World Wide Web Consortium dhe organizmat anëtare të tij, duke u kërkuar të hedhin poshtë propozimin për Zgjerime Mediash të Fshehtëzuara (EME).

Nënshkruesit pranojnë nevojën e W3C-së për t’iu përgjigjur ndryshimeve në peizazhin e Web-it dhe për të pajtuar interesat e shumë palëve. Por ratifikimi i EME-s do të ishte heqje dorë nga përgjegjësitë; do të dëmtonte ndërveprueshmërinë, do të shenjtëronte në standardet W3C software-in jo të lirë dhe përjetësimin e modeleve shtypëse të biznesit. Do të binte ndesh me ato çka W3C-ja përmend si pika kyçe të misionit të vet dhe do të shkaktonte një varg problemesh serioze për miliardat e njerëzve që përdorin Web-in.

Ngaqë Administrimi Dixhital i Kufizime lyp që përdoruesve t’u mohohet e drejta e tyre të modifikojnë shtojca dhe të tjerë programe me rëndësi, ai është nga vetë natyra i papërputhshëm me software-in e lirë "si te liria". Prej kësaj, shtojcat e shfletuesve të konceptuara për luajtur media, nën specifikimet EME do të ishin të gjitha pronësore, dhe birësimi masiv i këtij sistemi shtojcash do të ushtronte trysni mbi edhe më shumë përdorues të Web-it për të sakrifikuar lirinë e tyre në punën me kompjuter që të mund të shihnin këto media. Shenjtërimi i software-it jo të lirë në HTML, në mënyrë të ngjashme, do të zvogëlonte vlerat e lirisë, vetë-përmbushjes dhe decentralizimit, kaq kritike për Web-in siç e njohim ne.

Hidhuni në veprim në mbrojtje të një interneti të lirë dhe për ta mbajtur DRM-në larg Standardeve W3C dhe bashkojuni FSFE-së duke nënshkruar peticionin e FSF-së Nuk duam Hollyweb.