Become an FSFE supporter today so we reach our long term vision that:

  • Everyone has the right to remove and install any software on any of their devices!
  • All public funding for software is used for Free Software only!
  • All regulatory frameworks encourage the use and development of Free Software.
  • Licensing and legal decisions are based on facts, rather than fear, uncertainty, and doubt.
  • Young people have the opportunity to tinker, experiment and code with Free Software as the default.

News

FSFE-ja mbështet 13 parimet kundër survejimit

më:

Një koalicion i më shumë se 265 organizmash ka hedhur në qarkullim një listë me 13 Parime Ndërkombëtare mbi Zbatimin e të Drejtave të Njeriut në Survejimin e Komunikimeve. Të premten e javës së fundit, grupet e paraqitën zyrtarisht listën me parime në sesionin e 24-t të Këshillit të Kombeve të Bashkuara për Të Drejtat e Njeriut në Gjenevë.

Me këto parime, të bazuara në ligjet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, koalicioni ndërkombëtar i organizmave të shoqërisë civile kërkon që shtetet ta kufizojnë në mënyrë strikte survejimin e qytetarëve vetëm për rastet kur kjo është e nevojshme dhe e peshuar mirë.

"Na duhet të vlerësojmë nëse janë apo jo ligjet dhe praktikat e survejimit në pajtim me të drejtat e njeriut", thotë Karsten Gerloff, president i Free Software Foundation Europe. "Këto 13 parime nga japin një bazë të qëndrueshme për ta bërë këtë."

Survejimi në masë është i rrezikshëm për shoqëritë demokratike. Ai u heq qytetarëve të drejtën për të komunikuar lirisht, pa vetë-censurim apo futje hundësh nga të tjerët.

"Teknologjia do të duhej të ishte një mjet lirie dhe krijueshmërie. Por megjithatë qeveri anembanë botës po i kthejnë kompjuterat dhe rrjetet në mjete të shtypjes," thotë Gerloff. "Që të lulëzojnë shoqëritë e lira, si Software-i i Lirë, ashtu edhe mbrojtja nga survejimi pa dallim janë thelbësore."