For 25 years, FSFE contributors have participated at FOSDEM. Support our work for software freedom by helping us gain 25 new FSFE supporters at this year’s FOSDEM!

News

Krijohet Rrjeti Ligjor Aziatik

më:

Free Software Foundation Europe-a (FSFE), Open Invention Network-u (OIN), dhe The Linux Foundation njoftuan sot për krijimin e Rrjetit Ligjor Aziatik. Krijohet Rrjeti Ligjor Aziatik u themelua për të patur një forum drejtues për përhapjen e dijeve dhe praktikave më të mira që prekin çështjet ligjore të Software-it të Lirë, veçanërisht ato që lidhen me lojëtarët e tregut në Azi.

Konferenca inauguruese e Rrjetit Ligjor Aziatik po zhvillohet sot, më 14 mars, 2014. Kjo veprimtari, Praktikë Mbi Anën Ligjore dhe Licencimin në Azi - pjesëmarrje vetëm me ftesa - përbën për pjesëmarrësit një rast të rëndësishëm për t’u njohur dhe diskutuar të ardhmen e tregut të Software-it të Lirë në Azi, nga këndvështrimi ligjor. Praktika përmban fjalë dhe diskutime me avokatë dhe ekspertë të përzgjedhur, që merren me GNU/Linux-in dhe Software-in e Lirë, përfshi Karsten Gerloff (FSFE), Keith Bergelt (OIN), Linda Biel (AST), dhe Xinzhu Zhang (Global Economics Group).

Rrjeti Ligjor Aziatik plotëson Rrjetin Ligjor global, përmes të cilit FSFE-ja ofron një bashkëbisedim të pandërprerë mes ekspertëve më të mirë ligjorë në botë mbi Software-in e Lirë, që prej 2006-s.