Dita e Lirisë së Dokumenteve shpërndan mesazhe ndërveprueshmërie anembanë botës
Gjatë 24 orëve të ardhshme në të katër anët e rruzullit do të kremtohen Standardet e Hapura. Fushata Dita e Lirisë së Dokumenteve mbi ndërveprueshmërinë niset nga Tokio në Rio, dhe nga Birmingami në Taipei. 41 veprimtari në 18 vende.
Standardet e Hapura u japin aplikacioneve dhe kompjuterave rrugët për të komunikuar tok, përmes formatesh të përbashkët që mund t’i përdorë kushdo. Këtë vit, janë organizuar dy veprimtari të Ditës së Lirisë së Dokumenteve nga ente qeveritare: nga Komiteti CISL i qeverisë federale braziliane, dhe nga Departamenti nepalez i Teknologjive të Informacionit. Veprimtaritë e sotme në Parlamentin Europian eksplorojnë sot Standardet e Hapura të përdorura për shifrime, ndërkohë që OpenStreetMap Foundation u vlerësua të shtunën, në Birmingam, me çmimin britanik të Ditës së Lirisë së Dokumenteve.
"Zbulimet e spiunimit të vitit të shkuar kanë provuar vlerën e Standardeve të Hapura për sigurinë, si edhe për dokumentet" thotë Sam Tuke-ja, drejtues i fushatës. "Mesazhet dhe lidhjet e shifruara në rrjet, duke përdorur Standardet e Hapura ofrojnë privatësi të shkallës së lartë, të përdorur nga Edward Snowden dhe NSA-ja."
Organizmat që na përkrahin kanë përfituar nga rasti, secili sipas stilit të vet, me një varg artikujsh mbi SVG-në nga Libre Graphics Magazine, një artikull të ri nga The Document Foundation më vonë, po këtë javë, dhe një infografik mbi standardet, nga PHPList.
"Këtë vit, ekipet po përdorin një gamë të tërë burimesh edukative shumëgjuhëshe për të njohur publikun me Standardet e Hapura" thotë Erik Albers, përgjegjës për bashkësinë. "Janë shpërndarë tashmë mijëra karikatura, fletëpalosje dhe afishe, dhe në Turqi dhe Japoni janë shtypur variante në linjë. Grupe të rinj kanë ende kohë të marrin pjesë në vendet e tyre, duke shpërndarë materiale dhe regjistruar veprimtaritë e tyre."
Dita e Lirisë së Dokumenteve për 2014-n është organizuar me mbështetje nga Free Software Foundation Europe, dhe është bërë e mundur përmes përkrahjes nga Google, Commons Machinery, dhe Freiheit Technologies. Në prill do të botohet një raport mbi të gjitha veprimtaritë, i cili do të përmbledhë gjëra të spikatura dhe media nga grupet pjesëmarrëse.