The FSFE intervenes in a new court case against Apple under the Digital Markets Act. One more time, we are the only charitable civil organization defending Free Software and interoperability at the court.

News

Gëzuar Ditëlindjen April!

më:

April, shoqata pararojë në Francë në mbrojtje të Software-it të Lirë, u themeluar 18 vjet më parë.
April lindi më dhjetor të 1996-s nga studentë të një universiteti në Paris, si një shoqatë jofitimprurëse për nxitjen dhe përhapjen e Software-it të Lirë në veprimtaritë kërkimore në informatikë.

“Nga FSFE-ja, i urojmë April-it një ditëlindje të lumtur, dhe përgëzojmë këdo që punon me ta për arritjet e shumta të shoqatës,” thotë presidenti i FSFE-së, Karsten Gerloff. “Këmbëngulja e April-it, përvoja dhe profesionalizmi i tyre e bën shoqatën e tyre të ndritur dhe të rëndësishme në botën e Software-it të Lirë.”

Në pranverën e 2014-s, vullnetarë të FSFE-së në krejt Europën kontribuan në fushatën e April-it Pakt mbi Software-in e Lirë, duke furnizuar për platformën përkthime në disa gjuhë dhe duke bindur mjaft nga kandidatët në zgjedhjet e Parlamentit Europian të nënshkruajnë paktin.

“Përkushtimi i April-it për përhapjen e idealeve të Software-it të Lirë në publikun e përgjithshëm, dhe shtimi i ndërgjegjësimit mbi përfitimet afatgjata për shoqërinë, janë një shenjë shprese, dhe na motivojnë krejt ne për të vazhduar punën tonë për një shoqëri të lirë,” shprehet Hugo Roy, bashkërenduesi i FSFE-së për Francën (dhe anëtar i April-it gjithashtu).