"DMA's interoperability is against fundamental rights" claims Apple. The FSFE disagrees. If you also think interoperability is key for software freedom, support us!

Kujdes: Kjo faqe mund të jetë e vjetruar kundrejt tekstin origjinal. Ju lutemi, përdorni këtë faqe që të shihni se si mund të ndihmoni te përkthimet dhe anë të tjera.

News

Jonas Öberg vjen te FSFE-ja si drejtor ekzekutiv

më:

FSFE-ja ka punësuar veprimtarin, prej kohësh, e Software-it të Lirë, Jonas Öberg, për të qenë drejtori ekzekutiv i organizmit. Drejtimin e organizmit e merr më 1 mars.

Jonas Öberg është një nga anëtarët themelues të FSFE-së, dhe ka qenë nënpresident i organizmit nga 2001 deri më 2008-n. Ai ka përvojë të konsiderueshme në administrim projektesh dhe entesh që kanë lidhje me Software-in e Lirë. Përpara ardhjes këtu si drejtor ekzekutiv, ka qenë anëtar i fondacionit Shuttleworth Foundation për të punuar mbi projektin Elog.io, i cili synon krijimin e një depoje të përbotshme origjine për punë krijuese, ka punuar si bashkërendues i Creative Commons në Europë, ka dhënë leksione inxhinierie software-i dhe ka krijuar konferencën FSCONS në formën e saj origjinale.

Jonasi fillimet e tij si vullnetar për Software-in e Lirë i ka më 1998-n, teksa studionte matematikë në nivel universitar. Pasi orët e informatikës iu dukën shumë më interesante se sa matematika, zbuloi shpejt Software-in e Lirë dhe zuri të japë ndihmesë si vullnetar te Free Software Foundation, në rolin e përgjegjësit kryesor të sajtit të Projektit GNU. Gjatë viteve, ka marrë pjesë edhe te Debian, te projekti GNOME, dhe ka krijuar edhe ai vetë ndonjë software.

“Jemi vërtetë të lumtur nga mbërritja e Jonasit” thotë Karsten Gerloff, president i FSFE-së. “Vullnetarët dhe stafi i FSFE-së janë shumë të përkushtuar dhe të motivuar. Jonasi do ta kanalizojë këtë energji në një aftësi më të madhe për veprim. Falë tij, do të jemi në gjendje të arrijmë shumë më tepër për Software-in e Lirë."

“Kemi përballë nevojën për të siguruar themelet ligjore, shoqërore dhe teknike të Software-it të lirë, si dhe për vazhdimin e punës në shtimin e ndërgjegjësimit mbi Software-in e Lirë,” thotë Jonas Öberg. “Këto janë sfida me të cilat mezi pres të trajtoj, tok me stafin tonë, anëtarët shok dhe vullnetarë anembanë Europës dhe gjetkë, si në bashkëpunim me organizma të tjerë."