"DMA's interoperability is against fundamental rights" claims Apple. The FSFE disagrees. If you also think interoperability is key for software freedom, support us!

News

FSFE-ja po kërkon një përgjegjës dhe arkitekt sistemesh

më:

Ju lutemi, mbani parasysh që nuk priten më aplikime për këtë vend pune.
Free Software Foundation Europe u themelua më 2001-n dhe që prej asaj kohe ka parë një rritje shumë të madhe, si në numrin e vullnetarëve, ashtu edhe atë të nëpunësve, si edhe në kompleksitetin e infrastrukturës sonë teknike dhe numrit të shërbimeve që xhirojmë dhe ofrojmë si për përdorim të brendshëm, ashtu edhe të jashtëm. Jemi duke kërkuar një përgjegjës dhe arkitekt sistemesh që, për një kohë të kufizuar, të mund të na mbështetë në punën tonë për migrimin e shërbimeve tonë në një infrastrukturë të re.

Projekti i migrimit do të kalojë shërbimet tona në një infrastrukturë të re dhe do të rishikojë shërbimet që ofrojmë sot. Synimi i projektit është ta bëjë infrastrukturën më koherente, me më pak varësi, dhe me një ndarje shërbimesh që ua lehtëson vullnetarëve administrimin, dhe që ndihmojnë organizmin tonë të administrojë shërbime individuale në të ardhmen.

Kë kërkojmë

Kërkojmë një përgjegjës apo arkitekt sistemesh me përvojë që mund të bashkëpunojë ngushtë me përgjegjësit tanë ekzistues të sistemeve, anëtarë të stafit dhe vullnetarë, që të mbështesë projektin tonë në të gjitha fazat e veta, duke filluar që nga sfida arkeologjike e krijimit të një përmbledhjeje të shkallës së lartë të shërbimeve tona dhe varësive të tyre, për të përfunduar me migrimin e shërbimeve tona. Aftësitë kyçe që kërkohet të ketë do të përfshijnë dokumentim teknik, mjedise virtualizimi, ATP-ra (Postfix), shërbyes baza të dhënash dhe shërbime web.

Çfarë na duhet të bëjmë

Personi që po kërkojmë do të duhet të kryejë sa vijon. Ju lutemi, kini parasysh se hapat e parë janë më të hollësishëm se sa ata vijues, dhe do të punojmë së bashku për ta rishikuar planin vazhdimisht në rrugë e sipër. Krejt kjo do të kërkojë bashkërendim me të tjerë, dhe mjaft informacion, veçanërisht për pjesët e para, mund të përftohet nga dokumentimi ekzistues apo prej përgjegjësish të tjerë të sistemit.

  1. Krijimi i një dokumentimi shërbimi në nivel të lartë, me vëmendjen te (për çdo shërbim):
    1. Mekanizma mirëfilltësimi
    2. Kodi bazë (përshtatje, arnime, apo përbërës parazgjedhje)
    3. Ndërvarësi me shërbime të tjera
    4. Vend infrastrukture reale / virtuale
    5. Përdorimi (mesatare e përafërt nga regjistrat, etj, si dhe një përmbledhje e shkurtër se cilët janë përdoruesit kryesorë: të jashtëm, të brendshëm, etj)
  2. Dokumentim shtesë që mund të duhet për shërbime të veçanta (email-i, bie fjala), natyra e të cilit do të duhet të diskutohet dhe vendoset më vonë, pasi të jetë plotësuar përmbledhja e parë e shkallës së lartë.
  3. Analizim i shërbimeve të tanishme dhe propozim i një arkitekture të re, që përqendrohet te shërbimet dhe varësitë mes tyre.
  4. Dhënia e një plani migrimi që ofron hollësi për hapat që duhen ndërmarrë me qëllim migrimin e suksesshëm të shërbimeve tona ekzistuese te arkitektura dhe infrastruktura e re.
  5. Migrimi i shërbimeve në to, përfshi mbyllja dhe heqja në mënyrë të rregullt e shërbimeve të vjetra.

Vend dhe udhëtime

Përgjegjësit e sistemeve për FSFE-në punojnë kryesisht së largëti, dhe shumica e punës mund të kryhet nga çdo cep i botës. Për hir të komunikimit do të ishte mirë që personi që do të na ndihmojë të gjendej diku në Europë, dhe mund të duhen një apo dy udhëtime për t’u njohur me përgjegjës të tjerë të sistemit dhe me nëpunës të FSFE-së.

Më tepër të dhëna

Nëse mendoni se jeni personi i duhur, apo njihni dikë që është, ose thjesht se doni ca të dhëna më tepër, jeni më shumë se i mirëpritur të lidheni me drejtorin ekzekutiv të FSFE-së, Jonas Öberg, mundësisht me email, te jonas@fsfe.org.