"DMA's interoperability is against fundamental rights" claims Apple. The FSFE disagrees. If you also think interoperability is key for software freedom, support us!

News

Vend për praktikant teknik

më:
Shkruar nga Jonas Öberg

FSFE-ja është një organizëm jofitimprurës i përkushtuar fuqizimit të kontrollit të përdoruesve mbi teknologjinë. Punojmë për të rrënjosur lirinë në shoqërinë dixhitale. Funksionojmë në një mjedis plot gjallëri me vullnetarë nga mjaft vende. Kërkojmë për ekipin tonë një praktikant teknik për tre muaj, për të marrë pjesë në punën për rishkrimin dhe sendërtimin e një sistemi të ri administrimi llogarish.

Ajo që mund të ofrojmë është:

Ç’do të bëni:

Para se të aplikoni, mos harroni të lexoni faqet tona mbi praktikat në përgjithësi!

Hollësi bazë

Vendi: Berlin, Gjermani. Ju lutemi, kini parasysh që FSFE-ja nuk ka aftësi të ndihmojë në pjesën e strehimit apo udhëtimit, do t’ju duhet t’i mbuloni vetë këto dhe t’i keni rregulluar përpara fillimit të praktikës.

Kohëzgjatja: 3 muaj, me kohë të plotë 35 orë në javë, duke filluar aty nga 1 janari i 2017-s ose si të biem dakord bashkë.

Kompensimi: Kjo praktikë paguhet me një pagë bazë prej 1,289 euro në muaj.

Përgjegjësitë dhe veprimtaritë gjatë punës

Do të jeni në ngarkim të rishkrimit të sistemit tonë të llogarive, pjesë qendrore e infrastrukturës tonë, që përbën ndërfaqen e parë nga publiku për regjistrime anëtarësie, dhurime dhe për vullnetar.

Duke rishkruar sistemin me një platformë Python, shpresojmë ta bëjmë më modulare dhe të mirëmbajtshme, që kështu të kapërcejmë disa nga kufizimet e sistemit të tanishëm, që bllokojnë disa nga punët tona të tjera.

Cilësitë e kandidatit

Duhet të keni përvojë në zhvillime me Python, si dhe ca dije platformash të rëndomta web (Flask, Pyramid ose Django, të themi). Ca përvojë me CSS do të ishte me përfitim.

Domosdoshmëri formale

Duhet të jeni i rrjedhshëm në anglisht dhe do të jetë e domosdoshme të dëshmoni se mund të punoni ligjërisht në Gjermani; ose meqë jeni shtetas i BE-së, ose meqë keni leje qëndrimi dhe pune për kohëzgjatjen e praktikës. FSFE-ja s’mund t’ju ndihmojë të siguroni ndonjë nga këto dokumente, por i pranojmë, nëse i keni (për shembull, meqë studioni në Gjermani dhe ju lejohet të punoni).

Duhet të keni gjithashtu një numër tatimesh në Gjermani, të cilin e merrni duke u regjistruar në zyrën e regjistrimit të rezidentëve (Einwohnermeldeamt) në Gjermani. E mira do të ishte që kjo të bëhej përpara fillimit të praktikës, ose e shumta gjatë ditëve të para të praktikës tuaj.

Afat aplikimi

Do të donim të na vinte aplikacioni juaj deri më 1 nëntor, por do të komunikojmë tashmë me kandidatë të mundshëm përpara kësaj date.

Si të aplikohet

Dërgojeni aplikacionin tuaj bashkë me një letër motivimi, një CV me email, te office@fsfe.org. Ju lutemi, siguroni shkrimin qartë se po aplikoni për vendin e praktikantit me referencën TI-WEB. Parapëlqejmë t’i marrim dokumentet tuaja në formatin PDF.

Persona kontakti

Nëse keni ndonjë pyetje rreth vendit apo çfarëdo hollësie administrative lidhur me të, jeni të mirëpritur të lidheni me:

Nëse pyetjet tuaja i dërgoni te adresa office@fsfe.org, do ta lexojnë dhe përgjigjen që të dy. Presim të lexojmë aplikacionin tuaj!