Vende praktikantësh për studentë gjatë 2017-s
FSFE-ja është një organizëm jofitimprurës i përkushtuar fuqizimit të kontrollit të përdoruesve mbi teknologjinë. Punojmë për të rrënjosur lirinë në shoqërinë dixhitale. Funksionojmë në një mjedis plot gjallëri me vullnetarë nga mjaft vende. Po kërkojmë për studentë të cilët mund të bëhen pjesë e ekipit tonë në Berlin për tre muaj, si pjesë e detyrueshme e studimeve të tyre ose përpara diplomimit Kërkojmë për ekipin tonë një praktikant teknik për tre muaj, për të marrë pjesë në punën për rishkrimin dhe sendërtimin e një sistemi të ri administrimi llogarish. .
Ajo që mund të ofrojmë është:
- Një periudhë interesante dhe ngazëlluese me një OJQ dinamike me shtrirje ndërkombëtare
- Një pamje nga afër e proceseve organizative dhe atyre të një bashkësie
- Një shans për të marrë iniciativë dhe për t’i vënë në praktikë idetë tuaja
- Një mundësi për t’u njohur dhe punuar me mbrojtës të Software-it të Lirë nëpër Europë
Ç’do të bëni:
- Do të jepni ndihmesë në projektet e tanishme të FSFE-së, duke punuar me një ose më tepër nga punonjësit dhe vullnetarët tanë.
- Do të komunikoni me kontakte prej bashkësisë së FSFE-së, OJQ-sh, industrisë, dhe administratash publike.
- Do të bashkërendoni vullnetarë dhe të tjerë në punën mbi projekte të ndryshme.
- Punë të përgjithshme zyre.
- Të eksploroni forcën tuaj, dhe të merreni me diçka që e keni për zemër.
Para se të aplikoni, mos harroni të lexoni faqet tona mbi praktikat në përgjithësi!
Hollësi bazë
Vendi: Berlin, Gjermani. Ju lutemi, kini parasysh që FSFE-ja nuk ka aftësi të ndihmojë në pjesën e strehimit apo udhëtimit, do t’ju duhet t’i mbuloni vetë këto dhe t’i keni rregulluar përpara fillimit të praktikës.
Kohëzgjatja: 3 muaj, me kohë të plotë 35 orë në javë, duke filluar në datën e rënë dakord. Nëse praktika është pjesë e detyrueshme e arsimimit tuaj, kohëzgjatja e praktikës mundet të rritet.
Kompensimi: Kjo praktikë paguhet me një pagë bazë prej €450 në muaj.
Cilësitë
Duhet të keni ca përvojë ose një interes të konsiderueshëm mbi Software-in e Lirë. Fusha juaj e studimeve s’prish punë, por do të duhej të lidhej në një farë mënyre me punën tonë. Tradicionalisht, mjaft nga praktikantët në FSFE vijnë nga shkencat politike apo ligjore, por kemi gjithashtu praktikant që punojnë me ne në fusha më teknike ose të ardhura nga shkenca shoqërore.
Domosdoshmëri formale
Duhet të jeni i rrjedhshëm në anglisht dhe do të jetë e domosdoshme të dëshmoni se mund të punoni ligjërisht në Gjermani; ose meqë jeni shtetas i BE-së, ose meqë zotëroni një leje qëndrimi dhe pune për kohëzgjatjen e praktikës. FSFE-ja s’mund t’ju ndihmojë të siguroni ndonjë nga këto dokumente, por do t’i pranojmë, po i patët.
Praktika duhet të jetë pjesë formale e arsimimit tuaj, ose, nëse aplikoni në baza vullnetare, duhet ta bëni praktikën përpara se të diplomoheni dhe në lidhje të drejtpërdrejtë me studimet tuaja.
Duhet të keni gjithashtu një numër tatimesh në Gjermani, të cilin e merrni duke u regjistruar në zyrën e regjistrimit të rezidentëve (Einwohnermeldeamt) në Gjermani. E mira do të ishte që kjo të bëhej përpara fillimit të praktikës, ose e shumta gjatë ditëve të para të praktikës tuaj.
Afat aplikimi
S’ka afat të fiksuar për aplikacionin për këto vende. Pranojmë praktikantë rregullisht gjatë vitit, por që të lehtësohet planifikimi dhe për të shtuar shanset tona të të qenit në gjendje t’ju pranojmë për një praktikë, e mira do të ishte të na e dërgonit aplikimin tuaj të paktën gjashtë muaj para datës së fillimit që do të donit.
Si të aplikohet
Dërgojeni aplikacionin tuaj bashkë me një letër motivimi, një CV me email, te office@fsfe.org. Ju lutemi, siguroni shkrimin qartë se po aplikoni për vendin e praktikantit me referencën SI-2017. Parapëlqejmë t’i marrim dokumentet tuaja në formatin PDF.
Persona kontakti
Nëse keni ndonjë pyetje rreth vendit apo çfarëdo hollësie administrative lidhur me të, jeni të mirëpritur të lidheni me:
- Jonas Öberg për vetë vendin, dhe punën që pritet
- Ulrike Sliwinski për çfarëdo pyetjesh administrative
Nëse pyetjet tuaja i dërgoni te adresa contact@fsfe.org, do ta lexojnë dhe përgjigjen që të dy. Presim të lexojmë aplikacionin tuaj!