We are intervening in the Apple vs.EC litigation. Become a proud supporter of the FSFE and join us in defending software freedom from monopoly control!

News

Thirrje për Pjesëmarrje: Pistë e FSFE-së Mbi "Edukimin Dixhital" Gjatë Libre Software Meeting në Strasburg, Francë

më:

Nga 7 deri më 12 korrik do të zhvillohet Libre Software Meeting në Strasburg, Francë. Konferenca, e njohur edhe si RMLL, është veprimtaria vjetore më e madhe e Software-it të Lirë për Francën, që zhvillohet në pika të ndryshme të vendit. Këtë, tema kryesore është "Edukimi Dixhital: krijim robërie apo fuqizim i ri?". Me pistën e FSFE-së po shohim për ide frymëzuese lidhur me kafazet e arta dhe çlirimin jo vetëm në institucione edukative, por në jetën tonë të përditshme.

FSFE-ja në RMLL 2017
(CC-BY-SA 2.0 Julie Missbutterflies)

Free Software Foundation Europe është e gëzuar të bashkëpunojë me Hackstub, hackerspace-i në Strasburg që po organizon Libre Software Meeting 2018, dhe që do të ketë një pistë të vetën FSFE. Me temën kryesore "Edukimi Dixhital: krijim robërie apo fuqizim i ri?" do të donim të përqendrohemi te kafazet e artë që na rrethojnë dhe laku që u hidhet gjithnjë e më shumë vetëve çdo ditë. Për ne në FSFE, edukimi dixhital s’lidhet vetëm me arsimin shkollor. Ai ka të bëjë me alfabetizmin dixhital që duhet të përhapim brenda shoqërisë dixhitale.

Kemi parë plot forma të reja shkëmbimesh dhe bashkëpunimesh shoqërore të shfaqen gjatë dhjetëvjeçarit të kaluar dhe jemi në një fazë ku zor se kalon një ditë në vendin e punës, në rrjetin tonë shoqëror apo në mjedisin tonë të përditshëm që të mos kërkojë ndërveprim me software të çfarëdo forme. Shumë nga ky software është pronësor ose ndërvepron me tjetër software pronësor. Çdo ditë, persona të rinj mësojnë veten ose mësohen nga të tjerë si të përdorin këto shërbime pronësore - qoftë me urdhër të punëdhënësit, nga trysnia e të tjerëve në rrjetet e tyre apo madje nga detyrimi prej administratash. Në një mënyrë a një tjetër, çdo ditë persona të tjerë marrin "edukimin e tyre dixhital".

Te pista e FSFE-së do të shohim për rrugë si të fuqizohemi, në vend se të na vihen vargonj. Zgjidhje Software i Lirë që na japin lirinë të ruajmë sovranitetin e të dhënave tona, të bashkëpunojmë për teknologji të reja dhe të ndihmojmë këdo të kuptojë teknologjinë pas tyre. Njihni një program të goditur nga i cili mund të mësojnë persona të tjerë, ose që mund ta përdorin në ndërveprimet e tyre të përditshme? Keni ide mbi proceset administrative apo edukative? Mund të shpjegoni kontekste që shpien në varësi ose në fuqizim?

Po qe kështu, aplikoni për pjesëmarrje në pistën e FSFE-së në një nga katër kategoritë: "Initiation", "Tech", "Society" ose "Culture & Art". Po shohim për biseda dhe praktika. Të dhëna më të hollësishme mbi temat e ndryshme mund të gjeni te faqet LSM2018. Afati i aplikimit është deri më 30 prill.

Parlamenti Europian në Strasburg.