Say no to locked-down devices that limit our freedom to install apps and switch operating systems. Say yes to device neutrality, which ensures that we control our own hardware! Your device, your choice! Support our demand for the right to install any software on our devices.

News

Një gjykatë portugeze eliminon një prokurim të paligjshëm që favorizonte Microsoft-in

më:

Më 27 prill, gjykata administrative e Almadas, Portugali, shpalli të paligjshme një kontratë prej 550 mijë eurosh mes Microsoft-it dhe bashkisë së Almadas. Kërkesat teknike të konkurrimit të shpallur nga bashkia ia bënin të pamundur cilësdo kompani tjetër veç Microsoft-it dhe partnerëve të tyre parashtrimin e një propozimi.

Ky vendim gjykate është veçanërisht domethënës ngaqë sqaron se një procedurë prokurimi e përdorur gjerësisht është e paligjshme. Procedura specifikonte emrin e produkteve Microsoft, në vend se domosdoshmëritë e përgjithshme funksionale dhe teknike.

Praktikat e anshme të tenderimit në Portugali janë denoncuar në mënyrë të përsëritur nga organizmi bashkëpunëtor i FSFE-së, ANSOL dhe nga Shoqata e Biznesve Portugeze të Burimit të Hapur, ESOP, që e çoi çështjen në gjyq. Këto praktika dhunojnë rregulluat themelore të konkurrencës së paanshme dhe përjashtojnë sistematikisht kompani që ofrojnë shërbime të bazuara në Software-in e Lirë.

FSFE-ja e përshëndet vendimin e gjykatës, dhe u bën thirrje gjykatave të vendeve të tjera europiane të vazhdojnë të shfuqizojnë sistematikisht kontrata të ngjashme diskriminuese.

Më tepër informacion