Help us spread the word about Free Software across Europe! Contributions until the end of September will be used to translate our 'What is Free Software' video into more European languages

News

Dita Ndërkombëtare Kundër DRM-së: kundërvihuni teknologjive të cunguara me dashje

më:

Këtë të premte, 23 maj 2013, FSFE-ja po i bashkohet fushatës së 8-të Ndërkombëtare "Dita kundër DRM-s" në thirrjen për t’i dhënë fund Administrimit Dixhital të Kufizimeve - Digital Restrictions Management (DRM). Beteja kundër DRM-s ka fituar forcë javët e fundit. Aktivistë të Lirisë janë bërë kundër DRM-së në HTML5, duke e vënë theksin te efektet e dëmshme mbi risitë dhe lirinë e përdoruesve të kësaj teknologjie. Ditën e sotme Kundër DRM-së, organizmi ynë simotër, Free Software Foundation, do t’i paraqesë në Boston Konsorciumit World Wide Web (W3C)paraqesë nënshkrimet e peticionit që i kundërvihet DRM-së brenda HTML5-s.

Keni ende pak orë kohë për t’u hedhur në veprim: bashkojuni FSFE-së, FSF-së dhe 25 organizmave të tjerë në mbrojtje të lirisë dixhitale, duke nënshkruar peticionin kundër DRM-së brenda HTML5-s.

Me pranimin e sendërtimit të DRM-së brenda HTML5-s, W3C do të dëmtonte ndërveprueshmërinë dhe do t’i hapte rrugën sendërtimit të teknologjive kufizuese drejt e në zemër të internetit.

Prodhuesit e pajisjeve dhe korporatat zotëruese të të drejtave të kopjimit prej kohësh i kanë infektuar masivisht produktet e tyre me DRM armiqësore ndaj përdoruesve. Tablete, telefona celularë dhe minikompjuterë të tjerë shiten me mjaft kufizime të trupëzuara, kufizime që cungojnë lirinë e përdoruesit. Propozimi që W3C ka përpara, e shpie edhe më tej krejt këtë.

DRM-ja krijon mallra të dëmtuar që përdoruesit nuk mund t’i kontrollojnë ose përdorin lirisht. Ajo u kërkon përdoruesve të heqin dorë nga kontrolli i kompjuterëve të tyre dhe kufizon aftësinë për përdorim të të dhënave dhe mediave dixhitale. Kundërvihuni: përdorni Ditën e sotme Kundër DRM-së që të përhapni lajmin dhe që zëri juaj të dëgjohet!