Say no to locked-down devices that limit our freedom to install apps and switch operating systems. Say yes to device neutrality, which ensures that we control our own hardware! Your device, your choice! Support our demand for the right to install any software on our devices.

News

FSFE-ja kundërshton pretendimet për 'politika rrënuese çmimesh' në Software-in e Lirë

më:

Në një dokument antitrust të kohëve të fundit parashtruar Komisionit Europian, një koalicion i udhëhequr nga Microsoft-i pretendohet gënjeshtërt se shpërndarja falas e Software-it të Lirë dëmton konkurrencën. FSFE-ja i ka shkruar një letër autoriteteve të konkurrencës në Komisionin Europian për ta hedhur poshtë këtë pretendim, dhe e bën të qartë që Software-i i Lirë është kritik për një treg TI të hapur, konkurrues.

Në letrën e vet, FSFE-ja e fton Komisionin të shqyrtojë saktë faktet përpara se t’i pranojë këto akuza ashtu siç serviren. "Software-i i Lirë është diçka e bekuar për njerëzimin. E vetmja gjë që për të cilën është i rrezikshëm është modeli i vjetruar, kufizues, i pashpresë i biznesit nga Microsoft-i," thotë Karsten Gerloff, president i FSFE-së.

Koalicioni i ashtuquajtur "FairSearch" në thelb po i kërkon Komisionit Europian të favorizojë një model kufizues biznesi karshi një të tilli liberal. Kjo është saktësisht e kundërta e asaj që do të duhej të bënin rregullatorët e konkurrencës me qëllim që të arrihet një treg i hapur dhe i paanshëm.

"Software-i i Lirë nuk ka të bëjë me çmimin, ka të bëjë me lirinë, garanci kjo e konkurrencës dhe pavarësisë së tregtuesve. Të kërkosh të sakatosh Software-in e Lirë që të lejosh tregtuesit pronësorë të shesin sistemet e tyre të kyçura është thjesht absurde" thotë Carlo Piana, këshilltar i përgjithshëm i FSFE-së. "Kërcënimi më thelbësor ndaj konkurrencës në tregun e pajisjeve celulare sot janë patentat mbi software-in, dhe ne u kemi kërkuar në mënyrë të përsëritur autoriteteve antitrust ta shqyrtojnë këtë problem," shton ai.

FSFE-ja i kërkon Komisionit Europian të hedhë poshtë pretendimet e pabazuara të koalicionit "FairSearch" lidhur me politika rrënuese çmimesh, dhe të mos i bëjë ato pjesë të cilado hapave që vendos në përgjigjen ndaj tyre.