The FSFE intervenes in a new court case against Apple under the Digital Markets Act. One more time, we are the only charitable civil organization defending Free Software and interoperability at the court.

News

Kompjuterët në epokën pas-Snowden: zgjidhni, përpara se të paguani!

më:

Zbulimet e ardhura nga Edward Snowden-i, që lidhen me survejim masiv të ndërlidhjeve tregojnë haptazi nevojën që çdo person të jetë në gjendje të kontrollojë kompjuterët dhe telefonat e vet. Prapëseprapë prodhuesit dhe tregtuesit e kompjuterëve dhe telefonave zakonisht u imponojnë përdoruesve programe që rrezikojnë privatësinë e tyre.

Çdo person do të duhej pra të kish mundësinë të hedhë poshtë të paguajë për software jo të lirë, dhe të lejohet të zgjedhë programet që xhiron në telefonin dhe kompjuterin e vet.

Sot, Free Software Foundation Europe u bashkohet organizmave të tjerë anembanë botës në kërkesën për një zgjedhje të papenguar të sistemit operativ në telefona, laptopë dhe pajisje të tjera kompjuterike.

Përditësim: Hëpërhë është e pamundur të nënshkruani peticionin, pa përdorur software jo të lirë Javascript, ekipi Racketware tani është në dijeni të problemit.