"DMA's interoperability is against fundamental rights" claims Apple. The FSFE disagrees. If you also think interoperability is key for software freedom, support us!

News

Thirrje për veprimtari: Bëhuni pjesë e Ditës së Lirisë së Dokumenteve

më:

Dita e Lirisë së Dokumenteve (#DFD2015) është një fushatë mbarëbotërore për çlirimin e dokumenteve, me veprimtari vendore anembanë botës, që zhvillohen në 25 mars, 2015. Shtojini zërin tuaj këtij kremtimi mbarëbotëror të Standardeve të Hapura, dhe regjistroni veprimtarinë tuaj për DLD-në e 2015-s!

Çdo vit, që nga 2008-a, njerëzit që shqetësohen për një shoqëri informacioni të lirë kremtojnë Ditën e Lirisë së Dokumenteve, për të shtuar ndërgjegjësimin mbi Standardet e Hapura. Gjatë kësaj dite, njerëz nga anembanë bota, bëhen tok për të biseduar rreth lirisë në komunikime, për të zhvilluar veprimtari publike vendore, dhe për të përhapur fjalën në përgjithësi mbi Standardet e Hapura, me një duzinë rrugësh të ndryshme. Bëhuni pjesë e lëvizjes dhe regjistroni që sot ekipin tuaj DLD!

Si të përfshiheni

"Çdo vit, pjesa më e rëndësishme e kësaj fushate mbulohet nga njerëz si ju vetë, që zhvilloni veprimtari vendore kudo në botë. Ndaj organizimin e një veprimtarie e kemi bërë edhe më të lehtë se më parë" thotë Erik Albers, drejtuesi i ekipit ndërkombëtar të Ditës së Lirisë së Dokumenteve. "Po ofrojmë materiale promocionale në mjaft gjuhë, dhe grafikë që mund ta ripunoni, përmirësoni dhe ndani me të tjerët për të bërë publike veprimtarinë tuaj."

Për bashkërendimin e fushatës DLD për këtë vit, ekipi i FSFE-së për Ditën e Lirisë së Dokumenteve ka krijuar edhe një sajt të ri fringo, që jua bën më të lehtë lidhjen me persona të tjerë pjesëmarrës te DLD-ja kudo në botë, dhe me ekipin e fushatës në FSFE.

Nëse organizoni një veprimtari vendore, mund të jemi në gjendje të ofrojmë fonde për veprimtaritë tuaja vendore ose për materiale të shtypura nga ju vetë - falë sponsorëve bujarë të DLD-së. Që të frymëzoheni, shihni se ç’bënë grupe të tjera vjet, nga Meksika në Japoni.