Say no to locked-down devices that limit our freedom to install apps and switch operating systems. Say yes to device neutrality, which ensures that we control our own hardware! Your device, your choice! Support our demand for the right to install any software on our devices.

News

Këshilli Federal Zviceran sheh mundësinë e sigurisë ligjore për hedhjen në qarkullim të Software-it të Lirë

më:

Sot për sot, në Zvicër, ka paqartësi lidhur me zhvillimin dhe hedhjen në qarkullim të Software-i të Lirë nga ana e kontraktuesve publikë. Këtë çështje e solli sërish në pah zhvillimi i software-it OpenJustitia nga Gjykata e Lartë Federale Zvicerane. Këshilli federal tani dëshiron të shqyrtojë nëse mund të lejohet shprehimisht botimi i Software-it të Lirë nga administrata federale. Free Software Foundation Europe kërkon që kjo çështje të qartësohet, në mënyrë që software-i i financuar me para publike të hidhet në qarkullim ligjërisht dhe prerë, si Software i Lirë.

Në dhjetor të 2014-s, grupi parlamentar Parldigi - Digital Sustainability parashtroi një propozim (në gjermanisht) me titullin "Si të lejohet shprehimisht hedhja në qarkullim e software-it me burim të hapët [/Software-it të Lirë] nga administrata federale?" Në të, i sugjerohet këshillit federal të shqyrtojë nëse duhet ndryshuar ligji i planifikimit buxhetor që të lejojë shprehimisht hedhjen në qarkullim të kodit burim nga qeveria federale, dhe, në qoftë e nevojshme, të rekomandojë përshtatje të mundshme që ndihmojnë strategjinë e administratës federale për Software-in e Lirë.

Në 25 shkurt 2015, Këshilli Federal Zviceran pranoi që propozimi do të merret në shqyrtim.

"Është e rëndësishme që Këshilli Federal Zviceran të merret me këtë temë," u shpreh Marcus Möller i ekipit zviceran të FSFE-së. "Shpresojmë që qartësia ligjore mbi zhvillimin e Software-it të Lirë nga kontraktues publikë të vihet në jetë sa më shpejt që të jetë e mundur."

FSFE-ja Zvicër tërheq vëmendjen (në gjermanisht) ndaj mungesës së kuadrit ligjor që duhet krijuar sa më shpejt që të mundet, në mënyrë që software-i -- ai i zhvilluar me paranë publike -- të mund të hidhet në qarkullim si Software i Lirë. Edhe pas arritjes së kësaj, institucionet publike nuk duhet të vendosen vetë në rolin e kontraktuesit për zhvillim Software-i të Lirë, çka do të shpinte në deformim të tregut. Në të kundërtën, nga perspektiva e FSFE-së, mbulimi i zhvillimit të software-it nga licenca të Lirë e forcon dhe e stimulon tregun.