"DMA's interoperability is against fundamental rights" claims Apple. The FSFE disagrees. If you also think interoperability is key for software freedom, support us!

News

FSFE-ja parashtron komente rreth raportit Reda mbi të drejtat e kopjimit

më:

Më 16 qershor, Komiteti i parlamentit europian për Çështjet Ligjore do të votojë mbi një raport me një numër rekomandimesh risore për reformë të të drejtave të kopjimit.

Raporti është shkruar nga eurodeputetja Julia Reda (Partia e Piratëve) dhe përbëhet nga një numër propozimesh shumë të menduara për t’ua përshtatur ligjet e të drejtave të kopjimeve sfidave të të sotmes. Megjithatë, raporti ka tërhequr mbi vete një sasi të konsiderueshme kundërshtimi prej të interesuarish që përfitojnë nga rregullat e tanishme, tejet shtrënguese.

Komiteti i Çështjeve Ligjore do të vendosë për formën përfundimtare të raportit përpara votimit të tij në sesion plenar në korrik. FSFE-ja ka dhënë shpjegime për eurodeputetë lidhur me një numër pikash që ne i konsiderojmë si kyçe për reformën e të drejtave të kopjimit.

Pikat e shtruara nga FSFE-ja anëtarëve të komitetit të Çështjeve Ligjore përqendrohen në sa vijon:

Ju lutemi, na ndihmoni që këto rekomandime të adoptohen. Telefonojini eurodeputetit tuaj ose anëtarëve të komitetit të Çështjeve Ligjore. Kjo është rruga më e mirë për t’u folur atyre rreth këtyre çështjeve të rëndësishme. Mos ngurroni të lexoni komentin tonë të plotë që të jeni në dijeni të argumenteve tona.

Për informacione të mëtejshme, ju lutemi, vizitoni copywrongs.eu ose sajtin e Julia Reda-s. Mund të lexoni edhe vetë raportin paraprak.