We are intervening in the Apple vs.EC litigation. Become a proud supporter of the FSFE and join us in defending software freedom from monopoly control!

News

FSFE-ja mirëpret adoptimin e raportit mbi të drejtat e kopjimit në komitetin JURI në Parlamentin Europian

më:

Si një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të ligjeve mbi të drejtat e kopjimit në BE, komiteti i Çështjeve Ligjore i Parlamentit Europian pranoi të martën një raport mbi Direktiva Rreth të Drejtave të Kopjimit nga eurodeputetja Julia Reda.

Duke e pranuar raportim me 23 vota pro dhe 2 kundër, komiteti i kërkon Komisionit Europian të shohë mundësinë e një numri përditësimesh të rëndësishme të të drejtave të kopjimit, teksa punon për një rishikim të Direktivave të BE-së mbi të Drejtat e Kopjimit.

"Në një botë të ndërtuar mbi informacionin, ligjet mbi të drejtat e kopjimit janë të rëndësishëm për t’u dhënë formë rrugëve sipas të cilave jetojmë dhe punojmë," thotë Karsten Gerloff, presidenti i FSFE-së. "Shpresojmë që eurodeputetët t’i forcojnë më tej të drejtat e përdoruesve, kur raporti të kalojë në votë plenare."

FSFE-ja, që ka dhënë mendimet e veta për eurodeputetët në komitetin Çështjeve Ligjore përpara votimit, e sheh raportin e pranuar si pozitiv në përgjithësi. Komiteti në përgjithësi e përkrahu idenë se përjashtimet nga dhe kufizimet e të drejtave të kopjimit do të duhej të zbatoheshin njësoj në Internet dhe jashtë tij. Eurodeputetët votuan në favor të lejimit të autorëve që të mund t’i kalojnë drejtpërsëdrejti veprat e tyre në pronësi publike.

Komiteti JURI ka ndryshuar gjuhën, duke deklaruar se masat teknologjike të tilla Administrimi Dixhital i Kufizimeve (DRM) nuk duhet t’i pengojë përdoruesit të përfitojnë nga përjashtime dhe kufizime të të drejtave të kopjimit. Sidoqoftë, raporti i adoptuar lë jashtë masa konkrete të cilat do të bënin të mundur që njerëzit të mund t’i gëzoheshin faktikisht përdorimit të plotë të veprave që kanë blerë.

Në anën negative, tekstit të adoptuar sot i mungojnë disa gjëra të rëndësishme. Nuk përmban një deklaratë eksplicite se për hiperlidhjet nuk kërkohet licencë të drejtash kopjimi, kështu që ky element bazë mbi të cilin ngrihet Interneti mbetet i rrezikuar.

Propozimi i Reda-s për një "normë të hapur" e ngjashme me konceptin "fair use" në ShBA është dobësuar ndjeshëm. Mënyra e të shprehurit e përdorur rreth shfrytëzimit të teksteve dhe të të dhënave është fatkeqësisht e dykuptimtë. FSFE-së i vjen gjithashtu keq për fshirjen e gjuhës që bënte një dallim të qartë mes pronësisë materiale dhe "pronësisë intelektuale".

Eurodeputetët kanë ende mundësi të parashtrojnë shtesa për raportin. Parlamenti Europian ka në plan të mbajë një seancë plenare për votimin e raportit më 9 korrik.