We are intervening in the Apple vs.EC litigation. Become a proud supporter of the FSFE and join us in defending software freedom from monopoly control!

News

Parlamenti Europian ushtron trysni në favor të migrimit drejt Software-it të Lirë

më:

Më 29 tetor 2015, Parlamenti Europian pranoi një raport (2015/2635(RSP)), në të cilin dënohet survejimi në masë në gjithë Europën. Teksa përqendrohej së pari në precedentë ligjorë të lidhur me mbrojtjen e të dhënave, parlamenti propozoi rekomandime të reja për përmirësimin e sigurisë në TI përmes migrimit në software të lirë, si dhe shtim software-i të lirë si kriter të detyrueshëm përzgjedhjesh në prokurime TI publike.

Më hollësisht, Ndarja 47 e raportit:

Mirëpriten hapat e ndërmarrë deri më sot për forcimin e e sigurisë TI të parlamentit, siç përvijohej në planin e veprimeve mbi Sigurinë TIK të PE-së, të përgatitur nga DG ITEC; kërkon vazhdimin e këtyre përpjekjeve dhe që rekomandimet e bëra në rezolutë të plotësohen deri më një dhe pa humbur kohë; bën thirrje për një të menduar të ri dhe, në qoftë e nevojshme, për ndryshime ligjore në fushën e prokurimeve që synojnë thellimin e sigurisë TI në institucionet e BE-së; bën thirrje për zëvendësimin sistematik të software-it pronësor me software të kontrollueshëm, të verifikueshëm, me burim të hapur, në krejt institucionet e BE-së, për vënien në punë të një kriteri të detyrueshëm përzgjedhjesh ’burimi të hapur’ gjatë krejt procedurave për prokurime të ardhshme TIK, dhe për mundësi të efektshme pasjeje mjetesh fshehtëzimi.

Ky është një ndryshim i mirëseardhur në retorikë kundrejt versionit të mëparshëm të rezolutës (2013/2188(INI) Ndarja 91). Versioni i ri përdor gjuhë më të ashpër për të ushtruar trysni lidhur me migrimin drejt Software-i të Lirë si një rrugë përmirësimi të transparencës dhe sigurisë në sistemet TI të BE-së. Edhe pse rezolutat e miratuara në parlamentin europian nuk kanë fuqi detyruese, kalimi i këtij raporti i dërgon një mesazh të fuqishëm Komisionit Europian për përfshirje në ligjshmëri të ardhshme aktesh ligjore që mbulojnë Software-in e Lirë.