We are intervening in the Apple vs.EC litigation. Become a proud supporter of the FSFE and join us in defending software freedom from monopoly control!

News

Dita E dua Software-in e Lirë 2016

më:

Erdhi koha për të thënë "faleminderit" më 14 shkurt, Dita "E dua Software-in e Lirë" për 2016-n. Free Software Foundation Europe i fton të gjithë përdoruesit e Software-it të Lirë ta përdorin ditën tradicionale të dashurisë për të sjellë në mendje njerëzit e palodhur që japin ndihmesë në Software-in e Lirë, prej të cilit varemi krejt ne. Si çdo vit, ka plot rrugë pjesëmarrjeje në këtë fushatë internet, që filloi të kremtohej këtu e pesë vjet më parë.

Në shoqërinë e Software-it të Lirë ne shkëmbejmë jo pak kritika. Shkruajmë për të meta, u tregojmë të tjerëve se si mund të përmirësojnë software-in, u kërkojmë atyre veçori të reja, dhe përgjithësisht nuk druhemi të kritikojmë të tjerët. Dhe këtu s’ka asgjë të keqe. Kjo na ndihmon të përmirësohemi vazhdimisht. Por ndonjëherë harrojmë t’u shfaqim njerëzve që qëndrojnë pas software-it të lirë mirënjohjen tonë. S’duhet ta nënvleftësojmë fuqinë e një "faleminderit" të thjeshtë në motivimin e ndihmëtarëve të Software-it të Lirë gjatë punës së tyre me rëndësi për shoqërinë. 14 shkurti (që këtë vit bie e diel) është dita ideale për ta bërë këtë.

Shpalosni dashurinë tuaj për Software-in e Lirë

Software-i i Lirë është motori i një numri shumë të madh pajisjesh në jetën tonë të përditshme. Ai bën të mundur lirinë tonë, sigurinë tonë, të drejtat qytetare dhe privatësinë. Ai i lejon kujtdo të marrë pjesë në një shoqëri të drejtë. Por si edhe për atë për dikë tjetër, gjithkush ka arsye të ndryshme për ta dashur Software-in e Lirë. Le t’ia tregojmë botës këtë larmi!

Si dita tradicionale kur dikush të shfaqë vlerësimin e tij për dikë, Dita e Shën Valentinit është rasti i përkryer për t’u thënë faleminderit ndihmëtarëve në projekte të larmishme Software-i të Lirë që doni: programuesve, përkthyesve, grafistëve, testuesve, ose hartuesve të dokumentacionit, të projekteve të stërmëdha apo atyre më të vegjël. Të tërë këta veprojnë brenda ekosistemit të Software-it të Lirë të cilin mund ta shijojmë çdo ditë.

Bëhuni pjesë e #ilovefs

S’ka rëndësi se kush jeni, ku gjendeni dhe se me çfarë merreni – në ditën "E dua Software-in e Lirë" mund të marrë pjesë kushdo në rrugë të ndryshme:

Nëse gjithkush kontribuon me një gjë të vogël, mund të shijojmë tok një ditë shumë të bukur "E dua Software-in e Lirë". Le të ndajmë me njëri-tjetrin video dhe foto, të dërgojmë kartolina, postime blogjesh dhe cicërima, dhe ta shpalosim dashurinë tonë individualisht. Gëzuar ditën E dua Software-in e Lirë!