"DMA's interoperability is against fundamental rights" claims Apple. The FSFE disagrees. If you also think interoperability is key for software freedom, support us!

News

Nisma Trashëgimi Software për krijimin e një arkivi kodi Software i Lirë

më:

Free Software Foundation Europe i mbron përdoruesit, kompanitë dhe institucionet nga abuzimi teknologjik duke promovuar përdorimin e Software-it të Lirë. Tani ka një projekt që mbron kodin e përdorur në Software-in e Lirë dhe premton ta ruajë atë për të ardhmen: Inria paraqet nismën Trashëgimi Software-i.

Rëndësia e software-it në botën moderne nuk mund të theksohet aq sa duhet. Software-i është në qendër të krejt zhvillimeve teknologjike bashkëkohore dhe është bërë pjesë thelbësore e krejt fushave të kërkimit shkencor. Software-i luan rol kyç në jetën tonë të përditshme, në industritë tona dhe shoqërinë tonë. Software-i është bërë pasqyrimi i përparimit tonë teknik, shkencor dhe kulturor.

Megjithatë, software është pre e zhdukjes, ose ngaqë resht së qeni me fitim, ose ngaqë projektet anulohen, ose ngaqë kodi shihet si i vjetruar dhe fshihet, ose lihet të tretet nëpër depo dixhitale që me kalimin e kohës degradojnë fizikisht.

Nisma Trashëgimia Software është krijuar dhe financuar nga Inria. Ajo grumbullon nga një larmi e madhe burimesh aktive apo të vdekura programe, aplikacione dhe copëza kodi të hedhura në qarkullim nën licenca të lira, me synimin ta mbrojë kodin nga humbja në harresë. Mekanizmi i shpërndarë dhe redundant e bën sistemin më të fortë përballë humbjesh potenciale katastrofike të të dhënave dhe garanton ofrimin e tij përdoruesve.

Përdoruesit mund të kontrollojnë nëse ekziston në sistem një kartelë e dhënë dhe mund të propozojnë burime të reja, të cilat motori i Trashëgimisë së Software-it mund t’i eksplorojë në kërkim të më tepër kodi për depozitim. Së shpejti, përdoruesit do të jenë në gjendje të shohin se prej nga e pat origjinën kodi, duke përdorur mekanizimin e Origjinës së informacionit, të shfletojnë kodin e depozituar, të bëjnë kërkime të plota teksti në krejt kartelat, dhe të shkarkojnë lëndë.

Trashëgimia synon të depozitojë krejt Software-in e Lirë, me fjalë të tjera, krejt software-in që mund të përdoret, studiohet, përshtatet dhe ndahet lirisht me të tjerët, kjo vjen ngaqë nisma Trashëgimi Software-i bazohet në aftësinë për të ndarë me të tjerët software-in që depoziton. Sajti i Trashëgimisë së Software-it është hartuar të jetë një mjet i dobishëm për profesionistët, studiuesit, arsimtarët dhe përdoruesit e rëndomtë. Përdoruesve u duhet lejuar të ripërdorin kodin në produkte të tjera, duke ulur kostot dhe kohën e programimit; inxhinierët do të duhej të ishin në gjendje të shihnin se si i kanë zgjidhur të tjerët disa probleme; ose të krahasojnë efektshmërinë e zgjidhjeve të ndryshme për të njëjtin problem. Dhe, sigurisht, kërkuesit duhet të kenë shprehimisht leje për të studiuar evolucionin e kodit përgjatë kohës. Kjo është e mundur vetëm nëse kodi qarkullon nën një licencë të Lirë dhe Burimi të Hapur.

Matthias Kirschner, president i FSFE-së, thotë: "Software-i është teknologjia kulturore më e rëndësishme e shoqërisë sot; ai përcakton ç’mund të bëjmë dhe ç’nuk bëjmë dot. Software-i i jep formë komunikimit dhe kulturës sonë, ekonomisë tonë, arsimit dhe kërkimeve, po aq edhe politikës. Është e rëndësishme të ruhet dija kolektive se si e ka ndikuar njerëzimin software-i. Grumbullimi i kodit burim e bën Trashëgiminë e Software-it një burim të vyer për të kuptuar se si ka funksionuar shoqëria jonë përgjatë kohës, dhe për të ndërtuar duke u bazuar në dijen e njerëzimit."

Nisma Trashëgimia Software bën të mundur që kodi i sotëm të gjendet nga kushdo në të ardhmen.

Mbi Inria-n

Inria, Instituti Kombëtar Frëng për shkenca kompjuteri dhe matematikë të aplikuar, promovon “përsosurinë shkencore në shërbim të përhapjes së teknologjisë dhe të shoqërisë”. Të diplomuar nga universitetet më të mira të botës, 2700 punonjësit e Inria-s u bëjnë ballë sfidave të shkencës dixhitale. Me këtë model të hapur, të zhdërvjellët, Inria është në gjendje të eksplorojë trajtime origjinale me partnerët e vet në industri dhe në fushën akademike dhe të furnizojë një përgjigje të efektshme sfidave multidisiplinore dhe atyre zbatimore të shndërrimit dixhital. Inria transferon te kompanitë (startup-e, BVM-ra dhe grupe të mëdhenj) ekspertizë dhe përfundime kërkimi në fusha të larmishme si shëndetësia, transporti, energjia, komunikacionet, siguria dhe mbrojtja e privatësisë, qyteti i mençur dhe fabrikimi i të ardhmes.