Contribute and be proud of defending Software Freedom from monopolist control! We are intervening in the Apple vs. EC case: Find out more.

News

Takimi Europian për Politika Software-i të Lirë 2017

më:
Shkruar nga Polina Malaja

Duke u bazuar në përvojën e takimit të suksesshëm pre-FOSDEM të vitit të kaluar, Free Software Foundation Europe dhe OpenForum Europe e vazhdoi traditën për të mbledhur tok grupe aktive të Software-it të Lirë, një ditë para veprimtarive FOSDEM, me qëllim diskutimin e politikave publike që lidhem me veprime si në nivel BE-je, ashtu edhe në nivel kombëtar. Këtë vit, takimi u përqendrua në nxitjen e shkëmbimit të pikëpamjeve mes individëve dhe vendim-marrësve, duke sjellë të dhëna personale rreth temash të lidhura me Software-in e Lirë në politikat publike.

Sesioni nisi me Sebastian Raible-in (asistent në parlament i Julia Reda-s (eurodeputete)), që dha një prezantim mbi zhvillimet në Software-in e Lirë, nga perspektiva e Parlamentit Europian. Ai shpjegoi progresin e programit Free and Open Source Software Audit (ose FOSSA), që u zgjat edhe për tre vjet në fund të 2016-s, dhe shpjegoi se një nga ndryshimet kryesore te programi qe se tani ai përfshin një skemë të re nxitëse “gjuetie të metash”, e cila shpërblen zbulimin dhe njoftimin e të metave të reja në software. Pjesëmarrësit theksuan shqetësime të tyret rreth metodologjisë së FOSSA-s, dhe nevojën për t’u përqendruar në synimet e saj, pra, asistencë për sigurinë e projekteve Software i Lirë.

Më tej, Pierre Damas (drejtues i Sektorit të Shërbimeve Dixhitale në Drejtorinë e Përgjithshme të Teknologjive të Informacionit, Komisioni Europian) informoi grupin për disa nga planet e Komisionit rreth përditësimit të Strategjisë së vet mbi Software-in Me Burim të Hapur, duke identifikuar pengesat dhe motivet kyçe për adoptimin e tij në praktikë. Sipas z. Damas, edhe pse brenda Komisionit Software-i i Lirë teknikisht trajtohet në mënyrë të barabartë me kundërpalët pronësore, mbetet ende një mungesë vullneti politik për t’i dalë në krah adoptimit në shkallë të gjerë të teknologjive Software i Lirë brenda institucioneve të BE-së. Sipas tij, hapi pasues për Strategjinë e përditësuar të Burimit të Hapur në Komision është "shndërrimi dixhital" i fushave të tilla si reja, big data, dhe Interneti i Gjërave.

Jaana Sahk-Labi (prej Përfaqësisë së Përhershme Estoneze në BE) paraqiti platformën kombëtare të Estonisë për përkrahjen e sendërtimit të Software-it të Lirë. Estonia konsiderohet ajka në -qeverisje në shkallë BE-je, dhe ka në plan të vërë theksin në tema e-qeverisjeje gjatë presidencës prej saj të Këshillit të BE-së, në gjysmën e dytë të 2017-s. Një nga sfidat kryesore për qeverinë estoneze në presidencën e ardhshme do të jetë trajtimi i duhur për politika "pa të dikurshme", që i rezistojnë të ardhmes, që vazhdojnë pasi koha e presidencës së Estonisë të ketë mbaruar. Për pasojë, Estonia po predikon për një revolucion dixhital në institucionet e BE-së.

Laurent Joubert (nga qeveria frënge) paraqiti Open Source Contribution Policy Template që është hartuar nga përfaqësues të shumtë qeverish, entesh joqeveritare, kompanish, organizmash ndërkombëtare dhe sektori akademik, si pjesë e Open Government Partnership. Synimi i kësaj gjedheje është të furnizojë një kuadër që mund të ndahet lehtë me të tjerët dhe gati për përdorim nga qeveritë – si dhe administrata të tjera publike - për caktim rregullash dhënie kodi të krijuar nga nëpunës civilë, kod që si parazgjedhje duhet të jetë i hapur. Synimi përfundimtar i këtyre rregullave është të lehtësojnë krijimin, ndarjen me të tjerët dhe ripërdorimin e kodit të zhvilluar nga dhe për administratat publike.

Paraqitjet prej folësve u pasuan nga një tryezë diskutimesh, ku u shtrua për pjesëmarrësit mundësia e krijimit të një pulti, që do të shërbente si një mjet për grupe veprimtarësh për të sjellë praktikat dhe politikat më të mira në përkrahje të Software-it të Lirë dhe Standardeve të Hapura (OS) në shtetet anëtare të BE-së. Një pjesë e diskutimit iu kushtua gjetjes së rrugëve për të vlerësuar politika ekzistuese kombëtare apo rajonale të cilat përkrahin Software-in e Lirë. Tregues të identifikuar të "të qenit të hapur" ishin: shkalla e përdorimit të Software-it të Lirë; dhe fakti i përdorimit të analizave globale në procedura online. Veç tyre, do të duhet të mbahen parasysh edhe disa kritere të tjera: transparencë mbi se si adoptohet Software-i Lirë në sektorin publik; vënia praktikisht në jetë e politikave; dhe pjekuria e produktit. Pjesëmarrësit ranë dakord të fillojnë punën me radhitjen e parametrave që do të përshkruanin "sjelljen shembullore" në anën e qeverive, me idenë e zhvillimit të hapave ose veprimeve konkrete në përkrahje të qeverive për t’i arritur këto.

Takimi qe një hap tjetër që shtron rrugën për bashkëpunim më të madh rreth pikës se si të promovohen rregulla publike në përkrahje të Software-it të Lirë nëpër Europë. Shpresojmë të vazhdohet bashkëpunimi dhe bashkërendimi i veprimeve tona, me qëllim që të arrihet diçka kolektivisht në nivel politikash.