Contribute and be proud of defending Software Freedom from monopolist control! We are intervening in the Apple vs. EC case: Find out more.

News

Deklaratë e përbashkët : Shtimi në maksimum i përfshirjes dhe angazhimit përmes përdorimit të Standardeve të Hapura në Komisionin Europian

më:

Sot është Dita e Lirisë së Dokumenteve, dita ndërkombëtare e kremtimit të Standardeve të Hapura dhe e shtimit të ndërgjegjësimit mbi to. Me këtë rast, duam të përsiatim mbi rëndësinë që ka për institucionet publike në përgjithësi, dhe për Komisionin Europian në veçanti, kur merret parasysh roli i tij drejtues, përdorimi i Standardeve të hapura në krejt komunikimet dhe shërbimet e veta dixhitale.

Standardet e Hapura janë formate dhe protokolle që mund t’i përdorë kushdo, pa pagesë dhe kufizime, për të cilat nuk kërkohet program i veçantë nga një tregues i dhënë. Ato janë thelbësore për ndërveprueshmërinë dhe lirinë e zgjedhjes të bazuar në meritat e programeve të ndryshme. Për një institucion publik si Komisioni Europian, kjo është veçanërisht e rëndësishme, ngaqë çdo qytetar dhe kompani e BE-së duhet të gëzojë të drejtën të komunikojë dhe ndërveprojë me administratën e saj duke përdorur përjashtimisht Standarde të Hapura, dhe jo të jenë të detyruar të instalojnë dhe përdorin software nga një tregtues i caktuar. Kjo është arsyeja pse përfitojmë nga rasti i Ditës së Lirisë së Dokumenteve, që të shprehim shqetësimet tona lidhur me përdorimin jo të drejtë të standardeve në fushën e aplikimeve për programe të BE-së.

Sot, kur aplikohet për shumicën e programeve të BE-së, kandidatët janë zakonisht të detyruar të plotësojnë formularë në PDF që përdorin elementë të sendërtuar vetëm në software pronësor të një tregtuesi të dhënë (Adobe), software i cili hëpërhë nuk mund të kihet për krejt platformat. Ky është problem për mjaft nga aplikuesit që përfundojnë me privim të mundësisë së zgjedhjes ose të përjashtuar fare nga procesi. S’ka pse të jetë kështu, veçanërisht po të kihet parasysh se ka një numër alternativash të efektshme të bazuara krejtësisht në Standarde të Hapura. Përgjithësisht, do të këshillonin mospërdorimin e PDF-së për formularë në Internet, në vend të saj do të rekomandonim zgjidhje të bazuara në Standarde Web të Hapura, të tilla si HTML5 dhe XForms. Me këtë deklaratë të përbashkët, ne i bëjmë thirrje Komisionit Europian ta trajtojë këtë gjendje dhe të sigurojë që krejt ndërveprimet me publikun të kryhen duke përdorur krejtësisht Standarde të Hapura, duke siguruar kështu maksimumin e përfshirjes dhe lirisë së zgjedhjes për krejt qytetarët europianë.

Nënshkrues :

Jean-Christophe Becquet, President, April

Karsten Gerloff, President, Free Software Foundation Europe (FSFE)

Andreas Krisch, President, European Digital Rights (EDRi)

Graham Taylor, CEO, OpenForum Europe (OFE)

Peter Ganten, Chairman of the board, Open Source Business Alliance (OSBA)