Become an FSFE supporter today so we reach our long term vision that:

  • Everyone has the right to remove and install any software on any of their devices!
  • All public funding for software is used for Free Software only!
  • All regulatory frameworks encourage the use and development of Free Software.
  • Licensing and legal decisions are based on facts, rather than fear, uncertainty, and doubt.
  • Young people have the opportunity to tinker, experiment and code with Free Software as the default.

News

FSFE-ja përkrah çështjen gjyqësore të Hellwig-ut për përputhshmëri me GPL-në

më:

FSFE-ja mirëpret ndërmarrjen e filluar nga Christoph Hellwig dhe Software Freedom Conservancy për ta bërë VMware-in të përputhet me licencën GNU General Public License.

Presidenti i FSFE-së, Karsten Gerloff shprehet: "Software-i i Lirë është një burim publik, dhe i bindet rregullave ligjore dhe normave të shoqërisë. Cilido që e shfrytëzon këtë burim pa respektuar këto rregulla dhe norma i bën dëm krejt bashkësisë. Pjesa më e madhe e këtyre problemeve zgjidhen përmes dialogut dhe vullnetit të mirë. Vetëm kur dialogu dështon, bëhen të nevojshëm hapa ligjorë, që të mbrohet ky burim i përbashkët për krejt ne.

Teksa FSFE-së i vjen keq që ka lindur kjo çështje gjyqësore, besojmë se mbrojtja e Software-it të Lirë nga ata që rreken të marrin për veten atë çka na përket të gjithëve është e një rëndësie maksimale.