We are intervening in the Apple vs.EC litigation. Become a proud supporter of the FSFE and join us in defending software freedom from monopoly control!

News

Deklaratë mbi ndryshimin e marrëdhënieve mes FSFE-së dhe Kern Sibbald-it

më:

Që prej 2006-s, FSFE-ja ka qenë përfaqësuesja për të drejta kopjimi të zhvilluesve të software-it Bacula.org , mbi bazën e një Marrëveshjeje Licence Përfaqësimi (Fiduciary License Agreement, shkurt FLA) dhe një Memorandum of Understanding të nënshkruar mes Kern Sibbald-it dhe FSFE-së, më 15 nëntor 2006

Të qenët përfaqësues do të thotë që FSFE-ja ka patur autoritet të veprojë në çështje që lidhen me shkelje të të drejtave të kopjimit mbi software-in Bacula.org, si dhe të japë udhëzime në çështje që lidhen me licencime të projektit.

Duke filluar nga 6 marsi i 2015-tës, FLA-ja mes Kern Sibbald-it dhe FSFE-së është shfuqizuar me kërkesën e Kern Sibbald-it. FSFE-ja është e vendosur për të siguruar me sa mundet që software-i Bacula.org të mbetet Software i Lirë, dhe vetëm se mund të shprehë keqardhjen që Kern Sibbald-i zgjodhi këtë rrugë për t’i dhënë fund FLA-së.

Çfarëdo kontributi i bërë te software-i Bacula.org pas 6 marsit të 2015-s, që më parë mbulohej nga kjo FLA, drejtpërdrejt apo nga një FLA apo nga dhënie të drejtash kopjimi me Kern Sibbald-in, nuk gjendet më nën përfaqësimin nga FSFE-ja.

Deri sot, FLA-të që janë nënshkruar drejtpërsëdrejti mes një kontribuesi te Bacula.org dhe FSFE-së mbeten të paprekura. Edhe FLA ose dhënie të drejtash kopjimi për versionin Bacula Enterprise Version të programit, të nënshkruara drejtpërsëdrejti me Bacula Systems apo Kern Sibbald-in mbeten të paprekura, ngaqë janë të përjashtuara nga marrëveshja mes Kern Sibbald-it dhe FSFE-së.

Ngaqë ka versione të shumtë të dhënies së të drejtave të kopjimit dhe FLA-ra, dhe mjaft parametra të tjerë që duhen marrë parasysh, pasojat e sakta të këtij shfuqizimi mund të ndryshojnë rast pas rasti.

Nëse keni pyetje lidhur me këtë shfuqizim apo mbi se si prekeni ju vetë, FSFE-ja ka krijuar një pikë kontakti kushtuar përgjigjeve për këto pyetje. Pyetjet tuaja mund t’i drejtoni te: contact@fsfe.org

FSFE-ja po punon me Kern Sibbald-in dhe këshilltarin ligjor të tij për të trajtuar çfarëdo pyetjeje apo shqetësimi që ka lindur prej kësaj.

Nëse jeni dikush që ka kontribuar te Bacula, këshillojmë që t’u hidhni një sy FLA-ve apo dhënieve të të drejtave të kopjimit me të cilat jeni pajtuar, dhe të siguroheni se e kuptoni plotësisht se si ndikon ky shfuqizim në rastin tuaj. Nëse s’jeni i sigurt, jeni të mirëpritur të na dërgoni një email dhe do të bëjmë më të mirën e mundshme për t’ju ndihmuar. Ju lutemi, paraprakisht hidhini një sy ndarjes sonë FAQ mbi këtë çështje.