We are intervening in the Apple vs.EC litigation. Become a proud supporter of the FSFE and join us in defending software freedom from monopoly control!

News

Kufizim mbi kufizime teknologjike

më:

E drejta për të instaluar tjetër software në pajisjet tuaja kompjuterike

Safecast është një projekt global për hartëzim të dhënat rrezatimi dhe për t’i hedhur haptazi në qarkullim këto të dhëna. Kur projekti zuri fill, përdorej hardware i modifikuar, tok me software të përshtatur dhe disa përimtime të mençura, për të lejuar këdo të marrë pjesë në projekt. Kjo lloj shkëndije mendjemprehtësie, aftësia për ta përshtatur për diçka tjetër një teknologji ekzistuese, përmes zëvendësimit të software-it të saj, do të duhej lejuar dhe nxitur nga ligji. Në rastin e Safecast-it, për fat, askush s’i pengoi të jenë novatorë.

Por krejt ne varemi nga aftësia për instalim apo zëvendësim programesh që përdorim përditë, për të shtuar sigurinë, privatësinë ose leverdinë tonë - ose thjesht ngase ndodh që na pëlqen të përdorim një tjetër program në laptopin, tabletin, telefonin, rrugëzuesin, televizorin, automjetin tonë, ose në pajisje të tjera.

Sot, në Ditën Ndërkombëtare Kundër DRM-s, organizmat nënshkruese më poshtë u bëjnë thirrje ligjbërësve që të mbrojnë të drejtën e kujtdo të fusë duart në pajisjet e veta. Për të siguruar kështu që i zoti i çdo pajisje lejohet ta zëvendësojë ose shtojë diçka te software-i në të, nëse kështu vendos, duke u dhënë kështu fuqi të zotëve të kontrollojnë pronën e tyre. Sot, mjaft prodhues shtojnë kufizime teknologjike që i pengojnë të zotët e pajisjeve të ndryshojnë pajisjet e tyre, ose dikë tjetër për ta bërë këtë në emër të tyre. Kjo mund të bëhet në kundërshtim me licencat e pajisjeve (ndryshe nga licencat e Software-it të Lirë/Software-it Me Burim të Hapura, që akordojnë të drejtat për përdorim, studim, ndarje me të tjerët dhe përmirësim të software-it për çfarëdo qëllimi). Është e qartë se çfarëdo e drejte për t’u marrë me pajisjen duhet të shoqërohet me mbulim ligjor që parandalon kufizime teknologjike të kësaj të drejte.

Që të garantohet me sukses se të zotët e pajisjeve kanë kontrollin e teknologjisë që përdorin, organizmat vijuese kërkojnë që e drejta për të futur duart te pajisjet të jetë e garantuar për këdo, dhe që kufizimet teknologjike që prekin këtë të drejtë të jenë të kufizuara me ligj.