Become an FSFE supporter today so we reach our long term vision that:

  • Everyone has the right to remove and install any software on any of their devices!
  • All public funding for software is used for Free Software only!
  • All regulatory frameworks encourage the use and development of Free Software.
  • Licensing and legal decisions are based on facts, rather than fear, uncertainty, and doubt.
  • Young people have the opportunity to tinker, experiment and code with Free Software as the default.

News

Vlerësimet e FSFE-së mbi raportin e parlamentit europian mbi të drejtat e kopjimit

më:

Më 6 korrik, parlamenti europian votoi një raport me një numër rekomandimesh për reformë të të drejtave të kopjimit. Sot paraqesim vlerësimet tona se si mund të ndikojë kjo mbi Software-in e Lirë.

Një shkrim paraprak i raportit u shkrua nga eurodeputetja Julia Reda (Partia e Piratëve) dhe përbëhej nga një numër propozimesh shumë të peshuara për përshtatjen e ligjeve të të drejtave të kopjimit ndaj sfidave të sotme. Në atë kohë ne u lidhëm me eurodeputetë për të nxjerrë në pah anët më të mira dhe për të këshilluar disa përmirësime.

Pas një vëllimi të konsiderueshëm kundërshtimesh dhe amendamentesh, parlamenti europian miratoi versionin përfundimtar të këtij dokumenti. Edhe pse raporti propozon disa përmirësime të kuadrit të tanishëm ligjor, ai përfaqëson disa prapakthime nga drafti origjinal dhe nuk arrin të zgjidhë plotësisht problemet e mëdha të ligjshmërisë së sotme mbi të drejtat e kopjimit. Në veçanti:

Mund të lexoni edhe tekstin e plotë të raportit. Për më tepër informacion, ju lutemi, vizitoni sajtin e Julia Reda-s ose copywrongs.eu.