We are intervening in the Apple vs.EC litigation. Become a proud supporter of the FSFE and join us in defending software freedom from monopoly control!

News

Kuvendi i Free Software Foundation Europe 2016 – Jo konferencë gjërash teknike

më:

Mbrojtës të Software-it të Lirë nga anembanë Europa do të takohen në Berlin nga 2-4 shtator, në kuvendin e FSFE-së. Përveç punës për shpënien përpara të adoptimit të Software-it të Lirë në Europë, do të kremtojmë edhe pesëmbëdhjetë-vjetorin e FSFE-së.

Një nga misionet kryesore të bashkësisë së Software-it të Lirë në përgjithësi, dhe FSFE-së në veçanti, është të vërë përdoruesit në rol drejtues, dhe të aftësojë njerëzit të kontrollojnë teknologjinë dhe jo e kundërta.

Ndaj, edhe pse kjo konferencë në emrin e vet përmban fjalën "software", ajo s’është konferencë teknike1 si e tillë. Është më tepër një konferencë rreth se ç’formë do t’i japim botës së teknologjisë, rreth se si do të provojmë t’i japim formë jetës së përdoruesve të kompjuterit, telefonave të mençur, dhe internetit kudo.

Ky mund të duket si synim ca i lartë, por gjatë 15 vjetëve të ekzistencës së saj, FSFE-ja ka luajtur rol të dorës së parë në një çështje të suksesshme antitrust kundër një korporate të madhe software-i që synonte të sundonte tregun e kompjuterave personalë; kemi arritur ta mbajmë software-in në Europë jashtë gjërave që mund të patentohen, duke shmangur kështu një katastrofë të vërtetë për kompani të vogla apo të shkallës së mesme; dhe kemi punuar tok me gpl-violations.org që licencat e lira të jenë të pranueshme në gjykatat gjermane, duke dhënë kështu një shembull për krejt BE-në.

S’do e tepronim po të thoshim se FSFE-ja i ka transformuar fondacionet TI dhe se kemi patur një ndikim të thellë, pozitiv mbi këdo që përdor një kompjuter, një telefon apo që ka luajtur në një tablet këtë dhjetëvjeçarin e fundit e ca.

Çdo vit, numri i anëtarëve të bashkësisë sonë rritet, siç shtohet edhe ndikimi ynë. Fjala jonë nuk shkon më vetëm te programuesit, por edhe në botën akademike, te specialistët, avokatët, artistët, marketuesit, afaristët, dhe gazetarët.

Ndaj, nëse s’i keni kapur dot veprimtaritë tona të mëparshme, do të donim t’ju ftonim të merrnit pjesë në kuvendin e FSFE-së 2016. Presim të takohemi me ju dhe jemi në dispozicionin tuaj t’ju ndihmojmë të organizoni vizitën tuaj në veprimtarinë tonë.

Si pjesë të fushatës tonë paraprake informuese, po mobilizojmë bashkësinë tonë në rajonin tuaj. Nëse dëshironi të bisedoni me njerëzit që mbajnë në këmbë ekipet vendore/kombëtare në vendin/rajonin/qytetin tuaj dhe të shihni se si kanë sjellë ndryshime, lidhuni me ne që të mund t’ju ndihmojmë për t’u lidhur me ta.

  1. Mbani shënim se, nëse interesoheni për zhvillimet e fjalës së fundit në teknologjinë e lartë, kuvendi i FSFE-së do të mbahet si pjesë e QtCon-it. Kjo veprimtari bashkon programues nga disa bashkësi të Software-it të Lirë që punojnë fort për t’u dhënë formë të re ndërfaqeve me të cilat përballet përdoruesi. Si përfaqësues shtypi, do të mundeni të hyni lirisht në krejt QtCon-in.