"DMA's interoperability is against fundamental rights" claims Apple. The FSFE disagrees. If you also think interoperability is key for software freedom, support us!

Kuvendi i FSFE-së 2016

2-4 shtator

BCC Berlin

Gjermani

Përfytyroni një Bashkim Europian që e ngre infrastrukturën e vet mbi Software të Lirë. Përfytyroni shtetet europiane anëtare që shkëmbejnë të dhëna nën Standarde të Hapët dhe shkëmbejnë me njëri-tjetrin software. Përfytyroni bashki dhe këshilla bashkiakë që përfitojnë nga software i decentralizuar dhe që lejon bashkëpunim, i përdorshëm nën licenca të lira. Përfytyroni sikur asnjë europian të mos jetë më i detyruar të përdorë software jo të lirë.

Kjo është ajo ç’kërkojmë të arrijmë. Dhe, edhe pse për te ky vizion duket se ka goxha udhë të arrihet, e dimë se po bëjmë që sot hapa të mëdha drejt tij. Për të ndihmuar të çlirohet plotësisht potenciali ynë në këtë udhë, FSFE-ja ofron bashkëpunim pa kufij dhe më 2016-n kuvendin e saj të parë europian.

Ideja e kuvendit

Kuvendi i FSFE-së është veprimtaria kryesore e takimit të anëtarëve dhe përkrahësve të FSFE-së nga mbarë Europa. Sipas stilit të konferencave, gjatë ditëve kuvendit ofrojmë për bashkësinë tonë salla dhe hapësira kohore, ku anëtarë të saj të paraqesin idetë dhe interesat e tyre. Këto sesione të bashkësisë do të jenë pjesë e një mjedisi bisedash dhe prezantimesh nga folës dhe profesionistë të jashtëm. Bëhuni gati për ide frymëzuese nga brenda dhe nga jashtë bashkësisë tonë të larmishme, prej një përzierje folësish të njohur me të sapoardhur, që të dy palët nga vende të ndryshme të Europës. Bisedat do të jenë jo-teknike, dhe çdo ditë të kuvendit do të kemi një temë tjetër të rëndësishme mbi të cilën të përqendrohemi:

Nga bashkësia, për bashkësinë

Kjo përbën një veprimtari për bashkësinë e FSFE-së. Ndaj, nëse jeni një Anëtar Shok, përkrahës apo mik i FSFE-së, kjo është veprimtari për ju! Sidoqoftë, besojmë se bashkësia jonë nuk përkufizohet vetëm nga anëtarësia në të. Më shumë se sa kjo, FSFE-ja është një shoqatë europiane, ideja e së cilës është të përfaqësojë dhe të përcjellë zërin e krejt bashkësive europiane të Software-it të Lirë. Që do të thotë se, edhe nëse jeni pjesë e një tjetër bashkësie të Software-it të Lirë, por ndiheni i afërt me FSFE-në dhe misionin tonë, kjo veprimtari është edhe për ju. Duam që lëvizja për Software të Lirë të rritet dhe të jemi bashkë. Ndaj do të ketë një sesion të veçantë gjatë kuvendit, në të cilin ftojmë të përfaqësojnë vetveten, punën dhe synimet e tyre shoqata kombëtare të Software-it të Lirë. Tok bëhemi të fortë dhe mund të sjellim ndryshime. Nëse dëshironi që të përfaqësohet organizmi juaj, ju lutemi, lidhuni me ne që të mund ta planifikojmë këtë punë si duhet.

Rrethanat dhe vendi i zhvillimit

Kuvendi i parë i FSFE-së organizohet si një nënkonferencë e QtCon-it që mbahet në Qendrën e Kongreseve në Berlin (BCC). Tok me Qt Contributors, VideoLAN, KDAB dhe KDE, kjo veprimtari sjell në një vend pesë bashkësi dhe projekte Software të Lirë. Edhe pse kjo sjell disa kufizime të dyanshme, ofron shumë më tepër përfitime dhe efekte sinergjike sa që jemi më shumë se të gëzuar për këtë mundësi. Tek e fundit, na jep lirinë të investojmë më tepër energji tonat në përmbajtjen aktuale të kuvendit të parë të FSFE-së, në vend se në anët logjistike të tij. Dhe një përfitim thelbësor për pjesëmarrësit tanë është se mund të ndiqni cilëndo bisedë të cilësdo bashkësi dhe nënkonference.

Pjesëmarrja dhe bashkësia

Ngaqë kuvendi i FSFE-së është pjesë e QtCon-it, hyrja në kuvendin e FSFE-së përfshin edhe hyrjen në konferencat Qt Contributors, VideoLAN, KDAB dhe KDE. Përfshihen gjithashtu shërbimet catering gjatë tre ditëve të konferencës, si dhe hyrja në mbrëmjen e së premtes dhe në veprimtarinë e të shtunës për kremtimin e "15 vjet FSFE". Për më tepër hollësi lexoni te faqja jonë mbi pjesëmarrjen.

Çmimi publik i hyrjes në QtCon është 350 euro, por për ne është e rëndësishme që t’i bëjmë të mundur bashkësisë sonë pjesëmarrjen falas në kuvendin e FSFE-së. Megjithëkëtë, na duhet të mbulojmë kostot organizative. Kjo na shpie në gjendjen kur hyrja falas është e mundshme, por ju kërkojmë të shihni mundësinë e dhurimit. Sido qoftë, po qe se regjistroheni dhe jeni një Anëtar Shok i FSFE-së, ju lutemi, vëreni në dukje që jeni anëtar i bashkësisë sonë. Kjo do të na ndihmojë në vlerësimet tonë të brendshme dhe në përmirësimet për një kuvend pasues të mundshëm.

Regjistrohuni këtu për kuvendin e FSFE-së

(kërkoni ndihmë)

Plani dhe programi

Programin e plotë të kuvendit, përfshi programin e miqve tanë bashkë-organizues , me përshkrime të hollësishme e gjeni te qtcon.org. Në sa vijon, keni vetëm një përmbledhje të përgjithshme, si një vështrim të shpejtë mbi kuvendin e FSFE-së. Kini parasysh që këto lista, deri më sot, mbulojnë vetëm folësit tanë të jashtëm. Programin do ta përditësojmë sapo të finalizojmë planin e hollësishëm. Kini gjithashtu parasysh që disa nga oraret e njoftuar këtu mund të ndryshojnë.

E premte, 2 shtator: Le të bisedojmë për punë biznesi

Në ditën e parë të kuvendit të FSFE-së do të mbulojmë aspekte të ndryshme të modeleve të biznesit dhe përvoja me të të ngritur mbi ose rreth Software-it të Lirë. Folësit dhe temat, renditur sipas abc-së, janë:

E shtunë, 3 shtator: Bashkësi dhe Politika

Të shtunën duam të merremi me lidhjet dhe organizimin. Dita e dytë e kuvendit të FSFE-së i kushtohet politikave të Software-it të Lirë dhe si të ndikohet në to - si dhe bashkësive tona dhe se si të organizohen ato. Veç kësaj, të shtunën në mbrëmje do të zhvillohet edhe kremtimi i "15 vjetëve FSFE". Folësit dhe temat, renditur sipas abc-së, janë:

Nga bashkësia, për bashkësinë:

Speciale: 15 vjet FSFE me afterparty në c-base

E dielë, 4 shtator: Tej Kodit

Të shtunën do të donim të hidhnim dritë mbi projekte që e përdorin Software-in e Lirë si një mjet për të shfrytëzuar liri apo përfitime të tjera. Filozofi, përdorshmëri universale, të drejta të njeriut ... dhe përgjithësisht gjithçka tjetër veç kodit. Folësit dhe temat, renditur sipas abc-së, janë:

Nga bashkësia, për bashkësinë:

Speciale: Show Europe - njihuni me organizmat që bëhen merak për Software-in e Lirë në Europë

Përhapni fjalën

Po prisni për kuvendin e FSFE-së? Jeni një folës, një pjesëmarrës, një vullnetar, apo thjesht do të donit t’ua bënit të ditur të tjerëve?

Dilni vullnetar

Kuvendit të FSFE-së për 2016-n i nevojiten vullnetarë të motivuar: dilni vullnetarë dhe lini gjurmën tuaj! Do të jeni pjesë integrale e kuvendit dhe do të ndihmoni të arrihet një konferencë miqësore dhe e paharrueshme për qindra pjesëmarrës nga mbarë Europa.

Punët që duhet të bëjnë vullnetarët:

Që të bëheni vullnetar, do të duhej të ofronit të paktën një ditë ose dy gjysma ditësh nga koha juaj (8 orë / 2 x 4 orë). Nëse ju intereson të bëheni një vullnetar, ju lutemi, na shkruani te summit2016@fsfe.org dhe përdorni etiketën [volunteer] te subjekti i mesazhit. Vullnetarët e pranuar do të kenë hyrje të lirë, nëse duan. Kuptohet që vendet janë të kufizuara. Nëse keni një parapëlqim special lidhur me punët që do të donit të bënit, ju lutemi, shpreheni atë te mesazhi juaj. Sidoqoftë, s’garantojmë dot se pozicioni që parapëlqeni do të jetë i pazënë.

Faqe të afërta: Thirrje për Pjesëmarrje në kuvendin e FSFE-së