FSFE Italy pyet partitë politike për pozicionet e tyre lidhur me Software-in e Lirë
Me rastin e zgjedhjeve të ardhshme në Itali më 4 mars, ekipi vendor i FSFE-së në Itali u dërgoi disa pyetje pastive pjesëmarrëse, për të njohur pozicionin e tyre lidhur me Software-in e Lirë në administratën publike dhe arsim. Do të botojmë dhe analizojmë përgjigjet e tyre, sapo t’i marrim.
Në Free Software Foundation Europe, besojmë se mundemi dhe duhet ta bëjmë Software-in e lirë dhe Standardet e Hapur një çështje të krejt zgjedhjeve, qofshin këto të mbajtura në shkallë europiane, kombëtare, rajonale, ose në shkallë vendore. Kjo është arsyeja pse FSFE-ja e përdor kohën e fushatës elektorale të pyesë politikanët rreth qëndrimit të tyre mbi Software-in e Lirë dhe Standardet e Hapura përmes platformës tonë Pyetni Kandidatët Tuaj.
Tani afër, ekipi i FSFE-së për Italinë u dërgoi një sërë pyetjesh partive pjesëmarrëse më zgjedhjet e përgjithshme italiane që do të mbahen më 4 mars. Pyetjet lidhem me pozicionet e partive rreth përdorimit të Software-it të Lirë dhe Standardeve të Hapura në administratën publike dhe vullnetin e tyre për të zëvendësuar formate pronësorë. Pyetje të tjera lidheshin me përdorimin e Software-it Publiknë arsim dhe rreth pozicionit të tyre lidhur me nenet 68 dhe 69 të "Kodit të Administratës Dixhitale" si dhe mbi çështjen e asnjanësisë në rrjet. Përgjigjet e tyre do t’i botojmë dhe analizojmë sapo t’i marrim.
"Me këtë fushatë duam t’u kujtojmë politikanëve italianë rëndësinë e Software-it të Lirë dhe përmbushjen e neneve 68 dhe 69 të Kodit të Administratës Dixhitale çka është detyrim i administratës publike." shprehet Natale Vinto, bashkërenduesi i FSFE-së për Italinë. "Nga ana tjetër, dëshirojmë t’u japim votuesve italianë një shans që të njohin kollaj në këto votime pozicionet e partive pjesëmarrëse mbi Software-in e Lirë."
Sqarim: Neni 68 dhe ai 69 i "Kodit të Administratës Dixhitale" i kërkon administratës publike në Itali të parapëlqejnë zgjidhje të ndërtuara brenda vendit dhe zgjidhje Software të Lirë, përpara atyre pronësore. Veç kësaj, e kanë detyrim të ndajnë me të tjerët kodin burim dhe dokumentimin e software-it të zhvilluar prej tyre me para publike. Mjerisht, për këto detyrime, shpesh mungon sendërtimi në praktikë.
Këto janë pyetjet që u janë dërguar partive pjesëmarrëse:
- Cili është pozicioni juaj lidhur me përdorimin e Software-it të Lirë dhe Burim të Hapur brenda administratës publike?
- Jeni pro bërjes së detyrueshme të përdorimit të standardeve të hapura për administratën publike?
- Jeni pro fillimit të shtrirjes dhe zhvillimit të Software-it të Lirë dhe me Burim të Hapur në planet mësimore të shkollave dhe universiteteve?
- Cili është pozicioni juaj lidhur me Kodin e Administrimit Dixhital (në veçanti, neni 68 dhe 69: "Ripërdorim i zgjidhjeve dhe standardeve të hapura") dhe në rast se pajtoheni, do të ndryshonit ndonjë gjë në të?
- Cili është pozicioni juaj ose ai i partisë tuaj mbi asnjanësinë në rrjet?