"DMA's interoperability is against fundamental rights" claims Apple. The FSFE disagrees. If you also think interoperability is key for software freedom, support us!

Buletin

Buletini i FSFE-së - dhjetor 2012

MB: Hapa të mëdhenj dhe të vegjël drejt më tepër Software-i të Lirë

Më 7 Nëntor, disa kandidatë politikë të pranishëm në Manchester Central By-election morën pjesë në "Debatin Dixhital të Mançesterit", organizuar nga bashkërenduesi ynë për Mbretërinë e Bashkuar dhe Open Rights Group (ORG). Kjo veprimtari është pjesë e fushatës së FSFE-së "Pyesni Kandidatët Tuaj", që synon të japë një mundësi për të angazhuar politikanë (vendorë) drejt problemesh dixhitale të cilat zakonisht ata nuk i trajtojnë.

Përveç këtyre hapave të rëndësishëm në nivel vendor, muajin e fundit qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka publikuar politika të reja për Standarde të Hapura. Në të ardhmen veprimtaria e krejt agjencive qeveritare të MB-së duhet të përputhet me Parimet e Standardeve të Hapura ose të aplikojnë për t'u përjashtuar prej tyre. FSFE-ja e mirëpriti këtë hap, dhe veçanërisht përkufizimin aty të Standardeve të Hapura. Në të përfshihet një kërkesë prej shumë kohësh e FSFE-së: të merret në konsideratë kostoja e braktisjes së një software-i. Tani e tutje, kur agjenci qeveritare të MB-së blejnë një software, duhet të marrin në shqyrtim gjatë llogaritjes së kostos se sa do t'u kushtojë largimi prej tij, në të ardhmen. Kjo do të thotë që agjencitë qeveritare nuk do të mund thjesht të shmangnin blerjen e zgjidhjeve prej Software-it të Lirë ngaqë janë të bllokuar nga formate pronësorë kartelash të një shitësi të veçantë. Presidenti i FSFE-së, Karsten Gerloff i ka analizuar në hollësi politikat e reja.

Nisje e Sigurt: FSFE-ja përshëndet Raportin e Qeverisë Gjermane mbi "Nisjen e Sigurt"

Duam të sigurojmë që kontrollin e kompjuterit tuaj ta keni ju vetë. Ky kontroll, hëpërhë, kufizohet nga "Nisja e Sigurt". Më 19 Nëntor, e para prej qeverive, Ministria e Brendshme Gjermane botoi një raport mbi "Trusted Computing" dhe "Secure Boot". Raporti deklaron se "i zoti i një pajisje duhet të ketë kontroll të plotë (të jetë në gjendje të administrojë dhe monitorojë) të gjitha sistemet e sigurisë të punimit të besueshëm në kompjuter." Kjo ka qenë një nga kërkesat kyçe të FSFE-së që prej fillimeve të debatit. Dokumenti ecën më tej duke thënë se "delegimi i këtij kontrolli te palë të treta lyp nga i zoti i pajisjes miratim të ndërgjegjshëm dhe të bazuar në informim".

Një tjetër kërkesë e FSFE-së është marrë parasysh nga raporti i qeverisë: Përpara blerjes së një pajisjeje, blerësit duhet të informohen me përpikëri mbi masat teknike të sendërtuara te kjo pajisje, si dhe mbi kufizime specifike të përdorimit të saj dhe pasojat e kësaj për të zotin e pajisjes: "Sistemet e sigurisë të punimit të besueshëm duhet të jenë të çaktivizuara (parimi opt-in)" kur tregtohen pajisjet. "Bazuar te transparenca e nevojshme lidhur me veçoritë teknike dhe përmbajtjen e zgjidhjeve për punim të besueshëm në kompjuter, i zoti i pajisjes duhet të jetë në gjendje të marrë vendime të ndërgjegjshme kur vjen puna te përzgjedhja e produktit, nisjes, formësimit, funksionimit dhe fikjes." Dhe "Po ashtu, çaktivizimi duhet të jetë i mundshëm më vonë (funksioni opt-out) dhe nuk duhet të ketë ndonjë ndikim negativ në funksionimin e hardware-it dhe software-it që nuk përdor funksione të punimit të besueshëm në kompjuter."

Edhe pse krejt ajo çka ka deklaruar Qeveria Gjermane do të duhej të ishte e vetëkuptueshme, fatkeqësisht nuk është e tillë. FSFE-ja do të vazhdojë t'u flasë qeverive të tjera rreth kësaj çështje, që të përmirësojë njohjen e tyre për këto pasoja politike dhe ekonomike të kësaj teknologjie.

Qytetet gjermane: Dy lajme të mira dhe një i keq

Lajmin e keq së pari: Qyteti i Frajburgut ka vendosur të rikthehet nga OpenOffice.org te Microsoft Office. Studimi mbi të cilin bazuan vendimin e tyre është publikuar një javë përpara vendimit, të cilin ne dhe të tjera organizma të Software-it të Lirë e kemi kritikuar që më parë. Lajme të hidhura, por siç shkroi në artikullin e vet Rob Weir-i i IBM-së, në bashkësinë e Software-it të Lirë priremi të shohim lajmet e hidhura, dhe të harrojmë ato të mirat.

Ndaj, ja ca lajme të mira: në njërën anë, Bashkia e Lajpcigut sapo ka migruar 4200 kompjuter te OpenOffice (DE), dhe në anën tjetër, Mynihy njofton se po kursen mbi 10 milionë euro me Software-in e Lirë. Nëse dëshironi të merrni përditësime lajmesh të mira nga administratat publike të Europës, Portali Join-up i Komisionit Europian është një vend i përshtatshëm.

Diçka krejtësisht të ndryshme

Aktivizohuni: Vit i ri, dhurime të reja

Është fundi i vitit, dhe nën petkat e përgjegjësit financiar të FSFE-së Reinhard Müller redaktori juaj do të donte ta fillonte 2013-n me një dorë të mirë parash. Ndaj këtë muaj, ju lutemi të na ndihmoni të mbushim depon tonë të armatimit:

Falënderojmë krejt Anëtarët Shok dhe dhuruesit që bëjnë të mundur punën tonë,
Matthias Kirschner - FSFE

--
Free Software Foundation Europe
Lajme nga FSFE-ja
Veprimtari të Ardhshme FSFE
Shkrime nga Blogje Anëtarësh Shok
Diskutime mbi Software-in e Lirë