We are intervening in the Apple vs.EC litigation. Become a proud supporter of the FSFE and join us in defending software freedom from monopoly control!

Buletin

Buletini i FSFE-së - dhjetor 2017 / janar 2018

Shkruar nga  më  

2017: Një vit plot Software të Lirë

Free Software Foundation Europe hedh vështrimin prapa mbi një vit vërtet ngazëllues. Teksa më një anë, përmes veprimtarish speciale arritëm t’i ngremë në një nivel të ri fushatat tona të rregullta, të tilla si E dua Software-in e Lirë dhe Pyetni Kandidatët Tuaj, ne gjithashtu nisëm tre veprimtari të rëndësishme këtë vit, që do të vazhdohen gjatë 2018-s dhe më tej. Këto janë Para Publike, Kod Publik, Shpëtoni Ndarjen e Kodit dhe Nisma Ripërdorni.

Në fushën ligjore organizuam Praktikën e 10-të Ligjore dhe të Licencimit dhe përditësuam Fiduciary Licence Agreement me versionin 2.0. Në fushën teknike, i ofruam bashkësisë tonë mjete të reja dhe (bashkë-)hartuam mjete të reja për fushatat tona. Të tëra janë Software i Lirë, sigurisht.

2017-a qe gjithashtu një vit shumë i mirë për shtrirjen tonë. Bashkësia jonë mori pjesë në 75 veprimtari në 11 vende, me biseda, praktika dhe stenda. Në zyrën tonë në Berlin mirëpritëm gjashtë stazhierë nga gjashtë vende të ndryshme europiane, dhe mesazhi ynë vazhdon të përhapet përmes artikujsh të rinj tregtarë dhe material promocional të ri.

Si fryt të përpjekjeve tona të përbashkëta, kemi parë rritje në mjaft sektorë: në fonde, në vëmendje nga media, dhe në bashkësinë tonë, me këtë të fundit si pikën më të rëndësishme. Free Software Foundation Europe s’do të mund të ndiqte misionin e vet pa njerëzit që përbëjnë bashkësinë tonë dhe që përhapin mesazhin tonë. Ky është një falënderim i madh për krejt ju: vullnetarët, përkrahësit dhe dhuruesit e panumërt që qetë pjesë ose bëtë të mundur punën e FSFE-së gjatë 2017-s. Kontributet tuaj janë të paçmuar dhe po bëjmë më të mirën e mundshme për ta vazhduar punën e bukur gjatë 2018-s!

Nëse interesoheni për më tepër hollësi rreth veprimtarive tona gjatë 2017-s, lexoni raportin tonë të përvitshëm. Nëse ju pëlqen ajo që bëjmë, bëhuni pjesë e FSFE-së si një përkrahës dhe ndihmonani të vazhdojmë punën tonë për Software-in e Lirë!

Participants at the FSFE community meeting 2017.

Pjesëmarrës në mbledhje të bashkësisë FSFE 2017.


Ndihmonani të fuqizohemi dhe të sjellim një ndryshim gjatë 2018-s


Ç’kemi bërë tjetër? Brenda dhe Jashtë FSFE-së

S’duhen humbur! Veprimtari së afërmi me FSFE-në

Si edhe vitet e kaluara, FSFE-ja do të jetë e pranishme me një seksion të FSFE-së në Chaos Communication Congress, një nga veprimtaritë më të mëdha në Europë të lidhura me teknologjinë. Seksioni do të jetë i pajisur me artikujt tanë tregtarë të tanishëm dhe material promocional, do të organizojë veprimtari mbi Software-in e Lirë, do të ftojë njerëzit të luajnë një lojë Software të Lirë ose të marrin pjesë në një nga sesionet për këndimin e këngës së Software-i të Lirë. Me pak fjalë, prania duhet të jetë një vend ku bashkësia jonë të mblidhet dhe të lidhemi me njëri-tjetrin. Nëse edhe ju merrni pjesë në Chaos Communication Congress, përdoreni këtë mundësi për t’u takuar dhe njohur njerëz pas FSFE-së, përfshi vullnetarë dhe anëtarë të stafit.

Si zakonisht, krejt veprimtaritë e ardhshme me ose nga FSFE-ja i gjeni te faqet tona të veprimtarive.

Hidhuni Në Veprim

Shfrytëzojeni kohën e pushimeve që të lexoni raportin tonë të përvitshëm dhe për t’ua dhënë shokëve dhe miqve tuaj. Njihini njerëzit me rëndësinë e Software-it të Lirë dhe pse do të duhej të interesoheshin për të. Tregojuni se njerëz anembanë botës krijojnë bashkësi me synimin për t’i sjellë gjithkujt liri, transparencë, dije dhe emancipim teknologjik. Përhpani fjalën rreth katër lirive dhe, nëse është e mundur, ndihmojini të tjerët të ushtrojnë edhe ata liritë e tyre.
Bëhuni pjesë e kauzës tonë.

Kontribuoni te buletini ynë

Nëse doni të ndani me të tjerët mendime, foto, ose lajme, na i dërgoni. Adresa është gjithmonë newsletter@fsfe.org. Presim lajme nga ju! !

Falënderime për krejt bashkësinë tonë, për krejt vullnetarët, përkrahësit dhe dhuruesit që bëjnë të mundur punën tonë. Dhe falënderime për përkthyesit tanë, që u bëjnë të mundur lexuesve tanë ta lexojnë këtë buletin në gjuhën e tyre amtare.

Redaktori juaj,
Erik Albers


Ndihmonani të fuqizohemi dhe sjellim një ndryshim gjatë 2018-s