"DMA's interoperability is against fundamental rights" claims Apple. The FSFE disagrees. If you also think interoperability is key for software freedom, support us!

Buletin

Buletini i FSFE-së Mars 2018

Shkruar nga  dhe  më  

Italia në pararojë të legjislacionit europian lidhur me kodin publik

Me fushatën Para Publike? Kod Publik! të FSFE-së ne kërkojmë jo vetëm që kodi i paguar nga populli të jetë i përdorshëm nga populli. Na pëlqen edhe të nxjerrim në pah shembuj të goditur, që kështu vendim-marrës të tjerë të mund të nxjerrin mësime prej tyre. Një shembull shumë i mirë janë Neni 68 dhe Neni 69 i "Kodit të Administratës Dixhitale", një ligj italian që i kërkon administratës publike brenda Italisë të parapëlqejë zgjidhje të krijuara brenda dhe zgjidhje Software të Lirë, në vend se ato pronësore. Veç kësaj, këto administrata e kanë për detyrë të ndajnë me të tjerët kodin burim dhe çfarëdo dokumentimi të çfarëdo software-i që ato kanë zhvilluar me paranë publike. Ligje të tilla e vendosin Italinë në pararojë të legjislacionit europian të favorshëm ndaj kodit publik.

Për fat të keq, deri sot, ligjit i mungon sendërtimi përkatës. Me këtë në mendje, ekipi i FSFE-së për Italinë organizoi një veprimtari Pyetni Kandidatët Tuaj gjatë të cilës pyetën partitë politike rreth rreth qëndrimit të tyre ndaj Software-it të Lirë dhe vënies në praktikë të neneve 68 dhe 69 të përmendur më sipër, pas zgjedhjeve kombëtare të 4 Marsit.

FSFE Italy mori përgjigje shumë pozitive dhe mjaft parti mbajtën një qëndrim të favorshëm ndaj Software-it të Lirë. Një konsensus i tillë i gjerë në mes partive jep shpresa për hapjen e shumë mundësive për përparim drejt përdorimit të Software-it të Lirë në shkallë shtetërore në Itali dhe sendërtim më të mirë të neneve 68 dhe 69 të "Kodit të Administratës Dixhitale". Në kremtim të kësaj, ekipi "Developers Italia", i ngarkuar me sendërtimin e mëtejshëm të neneve 68 dhe 69, shpalosën dashurinë e tyre për Software-in e Lirë, gjatë ditës E Dua Software-in e Lirë.

Lexoni raportin tonë të hollësishëm mbi Ditën IloveFS

Siç patëm premtuar në buletinin e fundit, tani kemi gati një raport të hollësishëm rreth fushatës tonë IloveFS 2018.. Në raport, jo vetëm do të lexoni mbi pika kulmore në IloveFS-në e këtij viti. Falë stazhierit tonë të tanishëm Jan, kemi edhe një analizë dhe një pamjezim të 439 mesazheve 'E Dua Software-in e Lirë' që përmbajnë hashtagun #IloveFS. Programi që Jani përdori për analizën e tij është shkruar në GNU R dhe botuar si Software i Lirë.

Ndërkohë që jemi të lumtur të shohim çdo vit kaq shumë njerëz të kremtojnë Software-in e Lirë, ju nxisim ta shprehni dashurinë për Software-in e Lirë çdo ditë :)


Bëhuni pjesë e bashkësisë tonë të luftëtarëve për liri.


Ç’kemi bërë tjetër? Brenda dhe Jashtë FSFE-së

Përfshihuni

Nëse s’e keni bërë deri sot, na tregoni veprimtarinë tuaj të parapëlqyer mbi Software-in e Lirë që mendoni se është ose do të ishte me interes për bashkësinë e FSFE-së, për të shpënë një stendë, ose për të marrë pjesë me një bisedë ose praktikë. Rruga më e thjeshtë për ta bërë këtë është të dërgohet një email te contact@fsfe.org me subjektin "Free Software event 2018". Ju lutemi, tregoni se për çfarë është veprimtaria, sa pjesëmarrës priten, dhe gjuha kryesore e përdorur në të. Përpara se ta në informoni, ju lutemi, kontrolloni për të parë se s’e kemi përfshirë tashmë në listën tonë.

Nëse vizitoni ndonjë veprimtari tjetër rregullisht ose së shpejti, qoftë konferencë e madhe apo takim vendor, armatosuni me ca material promocional mbi FSFE-në, të cilin mund ta porositni falas.

Jepni ndihmesë te buletini ynë

Nëse doni të ndani me ne mendime, foto, ose lajme, na i dërgoni. Si përherë, adresa është newsletter@fsfe.org. Presim t’ju dëgjojmë!

Falënderime për bashkësinë tonë, për krejt vullnetarët, përkrahësit dhe dhuruesit që bëjnë të mundur punën tonë. Dhe falënderime për përkthyesit tanë, që ju bëjnë të mundur të lexoni këtë buletin në gjuhën tuaj.

Redaktorët tuaj,
Erik Albers dhe Max Mehl


Bëhuni pjesë e bashkësisë tonë të luftëtarëve për liri.