"DMA's interoperability is against fundamental rights" claims Apple. The FSFE disagrees. If you also think interoperability is key for software freedom, support us!

Buletin

Buletini i FSFE-së - Prill 2018

Shkruar nga  dhe Polina Malaja më  

Ligjvënësve të BE-së iu dorëzohen më shumë se 11 000 nënshkrime që kërkojnë ndryshimin e propozimit të reformës së rrezikshme mbi të drejtat e kopjimit

Më 19 Mars, Free Software Foundation Europe tok me OpenMedia, depozituan së bashku një peticion të më shumë se 11 000 individëve që u kërkojnë politikanëve europianë të shpëtohet interneti nga ndikimi i pakthyeshëm i rrezikshëm i reformës së ndërrmarë mbi të drejtat e kopjimit, dhe veçanërisht nenit të 13-të të saj që imponon bllokim parandalues të depove internetore të kodit. Këto nënshkrime u drejtohen bashkëpunëtorëve të propozimit në BE: Parlamentit Europian dhe Këshillit Bashkimit Europian, dhe u morën në dorëzim nga eurodeputetja Julia Reda, raportuesi hije në Komitetin e Çështjeve Ligjore në Parlamentin Europian (JURI) që udhëheq përpjekjen kryesore parlamentare lidhur me reformën e tanishme të të drejtave të kopjimit.

Eurodeputetes Julia Reda i dorëzohen nga bashkërenduesja e politikave në FSFE, Polina Malaja, më shumë se 11 000 nënshkrime kundër ndikimit të rrezikshëm të nenit 13

Eurodeputetes Julia Reda i dorëzohen nga bashkërenduesja e politikave në FSFE, Polina Malaja, më shumë se 11 000 nënshkrime kundër ndikimit të rrezikshëm të nenit 13.

Krejt nënshkrimet u mblodhën së bashku përmes fushatës tonë Save Code Share, e cila nxjerr në pah kërcënimet që reforma e tanishme e të drejtave të kopjimit në BE imponon mbi Software-in e Lirë, dhe ajo Save the Link që thekson se si propozimet e tanishme synojnë censurimin e lidhjeve online.

Edhe pse duket e vështirë të arrihet një anulim i plotë i nenit 13, kemi parë zhvillime pozitive të pozicionit të JURI-t, kur vjen puna te rishikimi i tekstit të propozuar fillimisht nga Komisioni Europian. Amendamentet kompromis të propozuara thonë, mes të tjerash, që shërbimet depo kodi do të përjashtohen nga detyrimi për të instaluar filtra arbitrarë dhe për të mbikëqyrur veprimtarinë e përdoruesve të tyre. Megjithatë, në tekstin e tanishëm, kjo aplikohet vetëm mbi shërbime deposh kodi që funksionojnë për qëllime “jokomerciale”. Një referencë e tillë ndaj shërbimesh “jokomerciale” ende lë jo pak hapësirë për paqartësi ligjore, kur vjen puna te përgjegjësia ligjore e shërbimeve internetore deposh kodi. Për ta përmbledhur, neni 13 ende vazhdon të jetë një kërcënim ndaj Software-it të Lirë që, sipas asnjë përkufizimi, s’lidhet me “jokomercialen”.

Tok me Open Forum Europe dhe aleatë të tjerë, do të vazhdojmë të punojmë fort që ligjvënësit të kuptojnë dallimet dhe nevojat e Software-it të Lirë në Europë. Nëse doni të përkrahni punën tonë, nënshkruani letrën tonë, tregojuni njerëzve për të ose ndihmonani me përkrahje financiare.


Bëhuni pjesë e bashkësisë tonë të luftëtarëve të lirisë.


Ç’kemi bërë tjetër? Brenda dhe Jashtë FSFE-së

Hidhuni Në Veprim

Takimi i bashkësisë së FSFE-së për 2018-n do të jetë pjesë e Libre Software Meeting (LSM, i njohur edhe si RMLL) në Strasbourg, dhe anasjelltas. LSM-ja është ndoshta takimi më i madh në Francë i organizuar nga bashkësitë e Software-it të Lirë, ndaj ofron një mjedis të shkëlqyer për takimin e bashkësisë së FSFE-së, dhe për t’u lidhur me bashkësinë më të gjerë të Software-it të Lirë. Me këtë rast, FSFE-ja do të organizojë një pistë të vetën gjatë veprimtarisë, në ditët e para të LSM-së, më 7/8/9 korrik. Ftesa për pjesëmarrje është e hapur deri më 30 prill. Mos humbni rastin. Ky është shansi juaj për të ndërthurur pjesëmarrjen në takimin e bashkësisë së FSFE-së dhe të mbajtjes së një fjale apo bisede në LSM 2018 në të njëjtën kohë.
Ndaj, përpara se të harroni, aplikoni që tani!

Një nga temat tona do të jetë "Edukimi Dixhital" - një temë që shtrihet nga edukimi shkollor te njohja e programimit e deri te të kuptuarit e koncepteve etike pas teknologjisë së informacionit. Por jeni të lirë të propozoni tema të tjera. Përgjithësisht, po shohim për fjalë dhe biseda frymëzuese, dhe praktika që mbulojnë kafazet e artë dhe çlirimin e përdoruesve - në mjedise edukative dhe në jetën e përditshme.

Kontribuoni te buletini ynë

Nëse do të donit të ndanit me ne mendime, foto apo lajme, na i dërgoni. Si përherë, adresa është newsletter@fsfe.org. Presim t’ju dëgjojmë!

Falënderime bashkësisë sonë, krejt vullnetarëve, përkrahësve dhe dhuruesve që bëjnë të mundur punën tonë. Falënderime edhe për përkthyesit tanë, që ju bëjnë të mundur ta lexoni këtë buletin në gjuhën tuaj amtare.

Redaktorët tuaj,
Erik Albers dhe Polina Malaja


Bëhuni pjesë e bashkësisë sonë të lirisë.