We are intervening in the Apple vs.EC litigation. Become a proud supporter of the FSFE and join us in defending software freedom from monopoly control!

Kujdes: Kjo faqe mund të jetë e vjetruar kundrejt tekstin origjinal. Ju lutemi, përdorni këtë faqe që të shihni se si mund të ndihmoni te përkthimet dhe anë të tjera.

Jepni Ndihmesë

Webmastering

Ekipi Web mirëmban dhe zhvillon sajtet e FSFE-së — që shtrihen nga fsfe.org te sajtet për projekte dhe fushata. Përgjegjësit e sajteve janë vullnetarë që punojnë për të përmirësuar fytyrën që i paraqet botës organizmi, dhe për të përmirësuar zgjidhjet teknike bazë të punës sonë web.

Njihuni me ne, njihuni me sajtin

Nëse doni të kini një ide se ç’përfaqëson puna me sajtin e FSFE-së, rruga më e mirë është të bisedoni me ne. Disa prej përgjegjësve gjenden rregullisht te kanali #fsfe në Libera Chat, ku do të gëzoheshim të njiheshim dhe t’u përgjigjemi pyetjeve tuaja! Për të parë se kush merret me sajtin, dhe me FSFE-në në tërësi, vizitoni faqen e ekipit tonë.

Hyrje

Teknologjitë dhe programet e përdorur për mirëmbajtjen e sajtit të FSFE-së duhet të jenë të njohura për mjaft programues dhe autorë, dhe mund të jenë me interes edhe për ata që s’i kanë zbuluar ende.

Përkthyesit dhe vullnetarët e rastit ka shumë gjasa që do të merren vetëm me

  • XHTML – prej së cilës prodhohen faqet web
  • Git – për kontroll versionesh të burimeve të faqeve web

Vullnetarë të interesuar për t’i hyrë më thellë mirëmbajtjes do të duhej të ishin të familjarizuar me

  • Bash – për skripte mirëmbajtjeje dhe
  • Apache – si shërbyes web

Të kuptojmë si janë ndërtuar faqet web

Faqet web të fsfe.org-ut mirëmbahen si një grup kartelash XML. Shërbyesi web si prodhon faqet HTML duke u nisur nga këto kartela XML, çdo 10 minuta. Për pasojë, krejt përpunimet e faqeve bëhen te kartela XML, pra HTML-të nuk përpunohen kurrë drejtpërsëdrejti.

Çdo faqe në fsfe.org emërtohet si emërfaqeje.gjuhë.html (si gjuhë jepete two-letter kodi ISO-639 dyshkronjësh për gjuhën, bie fjala, "sq" për shqipen apo "da" për danishten). Kartelat burim emërtohen në formën emërfaqeje.gjuhë.xhtml.

Disa faqe përmbajnë një pjesë dinamike: përveç teksti të fiksuar, të marrë nga kartela XHTML, ato përmbajnë të dhëna nga një ose disa kartela XML. Kurdo që prodhohet një faqe e tillë, sistemi përdor kartelat e përkthyera XML, dhe përdor versionin anglisht të atyre kartelave XML që nuk janë përkthyer ende. Në këtë mënyrë, faqe të tilla mund të përfundojnë me pjesë të përkthyera dhe me pjesë që shfaqen ende në anglisht. Shembuj faqesh të tilla janë faqja e fillimit, faqja e lajmeve, dhe faqja e veprimtarive.

Puna me sajtin si përkthyes/redaktor

Ju lutemi, për më tepër informacion, vizitoni faqen tonë wiki mbi përpunime sajti:

  • si të kopjohet në kompjuterin tuaj kodi burim i sajtit
  • si të përpunohen kartela dhe të hidhen te sajti
  • si të bashkërendohet puna me të tjerë përpunues të sajtit
  • përdorimi me përgjegjësi i lejes për shkrim
  • teknika të thelluara për webmaster
  • licencim i saktë i kodit burim dhe elementëve media