Say no to locked-down devices that limit our freedom to install apps and switch operating systems. Say yes to device neutrality, which ensures that we control our own hardware! Your device, your choice! Support our demand for the right to install any software on our devices.

News

FSFE-ja parashtron komentet mbi Strategjinë e Komisionit Europian mbi Tregun e Përbashkët Dixhital

më:

Komisioni Europian ka vendosur ta sjellë tregun e përbashkët të BE-së në formë për epokën dixhitale, duke adoptuar “Një Strategji për një Treg të Përbashkët Dixhital” që synon heqjen e pengesave rregullatore mes 28 tregjeve të ndryshëm kombëtare. Sipas Komisionit, një Treg i vërtetë i Përbashkët Dixhital (TPD) mund të arrihet duke ndërmarrë veprimet vijuese:

FSFE-ja beson se Software-i i Lirë është një parakusht thelbësor për TPD-në dhe mund të furnizojë potencialin rinovues të dëshiruar për të cilin ka nevojë Europa që të mund të jetë e suksesshme në konkurrencë në tregun mbarëbotëror të TIK-ut. Software i Lirë do të ndihmojë të arrihen shumica e objektivave të vendosura nga Komisioni për arritjen e një tregu të vërtetë të përbashkët dixhital. Në veçanti:

  1. Duke ofruar mjete për përdorim, ndarje me të tjerët, studim dhe përmirësim të software-it Software-i i Lirë është thelbësor në dixhitalizimin e krejt sektorëve të industrisë, ngaqë hyrja në të është e lehtë dhe lejon që teknologjisë dhe shërbimeve dixhitale t’u jepet formë sipas nevoja specifike të krejt aktorëve në industri të ndryshme.
  2. Që të arrihet ndërveprueshmëria sa më e gjerë mes shërbimesh të cilat bizneset mund t’i përdorin dhe të bazohen mbi to, Europa ka nevojë për standarde që janë të hapura, minimale dhe të sendërtueshme përmes Software-it të Lirë. Që fusha të tilla si "Interneti i Gjërave", "reja" dhe big data të jenë në gjendje të jenë të ndërveprueshme mes sektorësh të industrisë, Software-i i Lirë duhet të sendërtohet në to sa më herët që të jetë e mundur.
  3. Software-i i Lirë nxit të menduarit dixhital dhe promovon kërkimin, dhe këto të dyja do të ofrojnë e-shërbime të cilësisë së lartë dhe, më e rëndësishmja, do të thellojnë përmes arsimit aftësitë e përparuara dixhitale.

Prandaj, FSFE-ja i kërkon Komisionit t’i ketë parasysh rekomandimet tona gjatë punës për arritjen e objektivave të theksuar në strategjinë për një Treg të Përbashkët Dixhital, dhe të heqë pengesat për adoptimin më të gjerë të mundshëm të Software-it të Lirë në politikat e BE-së.

Ju lutemi, lexoni vlerësimin e plotë nga FSFE-ja të Strategjisë për një Treg të Përbashkët Dixhital.